• |
ide | kryesore

Video/ Dygolësh për ditëlindje: Bonucci shpëton Juventusin me Venezian e blindon zonën Champions

-Instant, F1, Sport, Video



Juventusi kalon 2-1 Venezian në ndeshjen e drekës së javës së 35 të kampionatit dhe blindon zonën Champions League. Bardhezinjtë zhbllokuan sfidën pas vetëm 7 minutash me një goditje të Bonuccit, por më pas u tërhoqën shumë dhe ia lanë fushën Venezias, e cila në pjesën e dytë, me meritë, gjeti barazimin me Aramu (71′). Ai që i rregulloi gjërat ishte përsëri Bonucci, në zhvillimet e një goditje këndi (76′). Lagunarët mbeten të fundit në kuotën e 22 pikëve dhe janë pothuajse të dënuar të rrëzohen.

Skuadra e Allegrit arriti të evitojë sikletin, duke mposhtur Venezian 2-1, në ditën e debutimit të Soncin në pankinë, duke konsoliduar njëkohësisht vendin e katërt në Serie A. Bonucci, në ditën e tij të 35 të lindjes, nënshkroi dygolëshin e dytë të sezonit, duke shënuar në minutën e 7 dhe dyfishuar në minutën e 76. Në mes barazimi momental i venecianëve me Aramu, në minutën e 71, që rrezikoi t’i bënte një figurë të keqe Allegrit, që duhet të falenderojë kapitenin e tij në këtë rast.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *