• |
ide | kryesore

Walter Sabatini zbulon anën e fshehtë të Raiolës: “U vetë ofrua të më conte në Amerikë për shërim”

-Instant, Sport



Ditën e djeshme familja e Mino Raiolës njoftoi ndarjen nga jeta të menaxherit të njohur sportiv, ndër më të fuqishmit dhe më të famshmit në futbollin botëror, përmes një postimi të gjatë në Twitter. Raiola, që kujdesej për interesat e kampionëve të rëndësishëm si Ibrahimovic De Ligt e Haaland, u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare pas një sëmundje të gjatë. Italo-hollandezi njihej për cinizmin në biznesin e merkatos, por Walter Sabatini, drejtori aktual sportiv i Salernitanës, sjell një tjetër anë të karakterit të menaxherit.

Ai ka dashur të tregojë një histori të parrëfyer më parë lidhur me shëndetin e tij dhe me vetë Raiolën, i cili u ofrua ta çonte në Amerikë për kurim me shpenzimet e tij. “Mino nuk do të më kishte dhënë mundësinë për ta bërë këtë në jetë, do të kishe debatuar si zakonisht. Jemi grindur vazhdueshëm Mino, por nuk mund të harroj që kur isha i sëmurë rëndë, ti telefonove gruan time dhe u vetë ofrove të më dërgoje në Amerikë me shpenzimet e tua. Një akt bujarie e jashtëzakonshme, e pa detyruar dhe e heshtur. Faleminderit Mino”, është shprehur ish-drejtuesi i Romës në profilin e klubit kampan në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *