• |
ide | kryesore

Ambasada amerikane në Ukrainë do të rikthehet në Kiev në fund të majit

-Instant, Arkiva, Planet



Ambasada e SHBA-së në Ukrainë ka njoftuar se do të kthehet në Kiev në fund të majit.

“Ne shpresojmë shumë që kushtet të na lejojnë të kthehemi në Kiev deri në fund të majit. Kemi ndjekur hap pas hapi situatën dhe profesionistët na kanë sugjeruar se mund të kthehemi”, ka thënë Kristian Kvien, gjatë një konference për shtyp.

Kujtojmë se SHBA vendosi të mbyllë ambasadën në Kiev dhe zhvendosi përkohësisht një numër të personelit diplomatik vetëm 10 ditë para pushtimit të Ukrainës.

Megjithatë stafi i ambasadës nuk do të kthehet i gjithë në punë, por fillimisht do të spostohet grupi i parë dhe më pas do të shihet se si do të procedohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *