• |
ide | kryesore

Djali i ish-ministrit grek gjendet i pajetë në apartament, dyshimet e para

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Djali i ish-ministrit të Brendshëm dhe prej vitesh kryebashkiak i Vrilissias, Argyris Dinopoulos, u gjet i vdekur në rrethana të paqarta në banesën e tij në Exarchia.

33-vjeçari, Vassilios-Spyridon, u gjet i pajetë mesditën e djeshme në banesën e katit të 5-të në rrugën Bouboulina, në divanin e dhomës së ndenjes.

Sipas informacioneve të para, të afërmit e tij kanë qenë të shqetësuar, pasi që nga mëngjesi i djeshëm ai nuk u është përgjigjur telefonatave dhe në orën 15:30 ish-ministri me ndihmën e një bravandreqësi ka shkuar në shtëpinë në Exarchia dhe ka hapur derën ku edhe e ka gjetur të pajetë të birin.

Sipas të njëjtave informacione të protothema.gr, banesa nuk është cenuar, 33-vjeçari nuk ka pësuar dëmtime dhe vlerësimet e para flasin për vdekje për shkaqe patologjike. Ai kishte diabet të tipit A dhe pranë tij u gjetën pilulat.

Është njoftuar Shërbimi i Mjekësisë Ligjore i Athinës nesër pritet të kryhet autopsia e të ndjerit.



2 Comments

  1. Seriozisht jeni shume filo grek, nuknlate pseudo shkrim qe degradon shqiptarin ne greqi. Cfare ka qe duket sikur “shqiptari i lig” u ka bere “grekeve shenjtor”, ju direkt krye titull.
    Jeni vertet qelbesira!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *