• |
ide | kryesore

Dy shpërthime të forta në qytetin rus, raportimet e para

-Instant, Lajme, Planet



Dy shpërthime të forta ndodhën në orët e para të mëngjesit të së hënës në Belgorod, një qytet rus në veri të Ukrainës, tha guvernatori i vendit.

“30 minuta më parë u zgjova nga dy shp[ërthume të forta. Sipas shtabit operativ, nuk ka dëme apo shkatërrime. Nuk ka  viktima,” tha guvernatori Vyacheslav Gladkov në Telegram.

Bombardimet e së hënës vijnë pasi një zjarr i madh shpërtheu në një instalim ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes ruse në Belgorod të dielën. Shkaku i incidentit ishte i paqartë, raporton CNN.

Ndërkohë zyrtarët rusë kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për sulme ndërkufitare në depot e karburantit dhe instalimet ushtarake, pretendime për të cilat agjencitë e qeverisë ukrainase thonë se synojnë të nxisin “ndjenjën anti-ukrainase”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *