• |
ide | kryesore

E fundit/ Autobuzi te Lana, nis hetimi ndaj shoferit të autobuzit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shoferi i linjës së “Unazës” që u aksidentua mbrëmjen e 29 prillit në Tiranë është proceduar penalisht. Pritet që akt-ekspertiza teknike të zbulojë dhe shkaqet si ndodhi aksidenti ku autobusi i Unazës u përplas me një makinë dhe përfundoi në Lanë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor proceduan penalisht shtetasin M. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar mjetin tip autobus, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin J. R., dhe si pasojë e aksidentit, dy mjetet kanë rënë në lumin Lana”, njofton policia.

Dy pista hetimi janë deri tani: Humbja e kontrollit nga shoferi ose defekt teknik që mund të ketë ndodhur në autobusin urban.



2 Comments

  1. Nese autobuzi ka patur defekt , kompania qe e ka prodhuar do shkrihej nga demshperblimi. Mirepo meqenese eshte epamundur qe nje mjeti te tille t’i behet ekspertiza teknike spse mungojne specialistet atehere fajo do ngelet te shoferi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *