• |
ide | kryesore

Falja e Namazit të Fitër Bajramit, besimtarët mbushin sheshin në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mijëra besimtarë myslimanë mbushën mëngjesin e sotëm sheshin “Skënderbej” ku u organizua ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit në Tiranë. Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët kremtojnë sot festën e Fiter Bajramit.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka uruar të gjithë besimtarët në ceremoninë e faljes së Fiter Bajramit në Sheshin Skënderbej.

“Të nderuar besimtarë dhe ju teleshikues, nga kudo që po na ndiqni – Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi ju! Sot, posa zbardhi agimi i mëngjesit, në të gjithë vendin po mbretëron gëzimi i festës së namazit të Fitër Bajramit. Besimtarët myslimanë i drejtohen sot Zotit me falenderime dhe lutje për falje, mëshirë e begati. Përgjatë një muaji ne agjëruam, u lutëm e u falëm si shenjë e dorëzimit ndaj madhështisë së Zotit të gjithësisë.

Sot secili prej nesh i lutet Zotit të na pranojë agjërimin, sadakanë e fitrit dhe zekatin”, tha ai. 



15 Comments

    1. Nuk dine te besh ndonje urim por direkte e me kembet e para ? A jeni ne terezi ? Mos do shisje domate edhe spece dhe te zune vendin mor mjeran ?

  1. Ata që janë për pune e ambicje iken ne gjermani shikuan hallin.
    Aty kanë mbeture ata që presin sufllaqe nga qielli….
    Ka mbaruar ai vend.
    Allahu i ka afro 2 miliarde me të njejtën Fe.
    Por shumica janë analfabetë fukarenj e barkthatë.
    Prandaje ramë trafikanti i ikonave do duhej t’u jepte shkolla kurse specializime që të bëhen njerëz bashkëkohorë.
    Këta presin nga Zoti biberon me kulloshter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *