Finlanda do të vendosë rreth aplikimit për anëtarësim në NATO më 12 maj, raporton gazeta finlandeze Iltalehti, duke cituar burimet e saj qeveritare.
Vendimi do të merrej me dy hapa: fillimisht, presidenti finlandez, Sauli Niinisto, do të njoftonte se ka dhënë miratimin, ndërsa grupet parlamentare do ta jepnin miratimin pas tij.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i konfirmojë këto detaje të dhëna nga gazeta Iltalehti.
Debati në Finlandë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s ka nisur qëkur Rusia ka filluar pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Debat i ngjashëm është duke u bërë edhe në Suedi.
Të dyja këto vende janë ushtarakisht neutrale tash e sa dekada.
Finlanda ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, ndërsa Suedia nuk ka kufi direkt me shtetin rus.
Rusia ka paralajmëruar pasoja për NATO-n nëse lejon anëtarësimin e Finlandës dhe të Suedisë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se zgjerimi i NATO-s nuk do të sillte më shumë stabilitet në Evropë, ndërsa Dmitry Medvedev, anëtar i Këshillit të Sigurisë në Rusi, ka thënë se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Moska do të detyrohet të forcojë mbrojtjen e saj në Baltik, duke vendosur edhe armë bërthamore./REL
Cfare dreqin duan te bejne ? Keta po e cojne boten ne nje konflikt me pasoja fatale .
Asgje nuk kane mesuar nga historia. Keta e cuan boten dy here ne luftera te per
boteshme. Edhe nje kalama e di se nje perplasje NATO–Rusi ka pasoja apokaliptike per Europen
dhe boten.
Ato bejne ca i do trapi se jane shtet i pa varur dhe bejne aleance me ke te ken qef.
Ca to te thuash ti, qe meqe ka arme berthamore Rusi duhet duhet ti nenshtrohet Bota atij???
Zhgënjehet edhe Lubonja: Vështirë se Berisha sjell frymë demokratike, PD duhet të emancipohet