• |
ide | kryesore

Foshnja e pajetë në Korçë/ Gruaja mohon krimin, fqinjët tregojnë se vizitohej shpesh nga të afërmit

Arkiva



Një ngjarja e rëndë, që tronditi vendin, është shënuar në Korçë, pasi një nënë dyshohet se futi në një valixhe foshnjen e porsalindur duke i marrë jetën. Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode e cila ka vizituar gruan tregon se ajo vuan nga çrregullim psikotik.

“Është e sëmurë, jashtë realitetit. E quan veten e saj një person tjetër dhe që ky fëmijë është lindur nga një person tjetër, jo ajo” tregon mjekja.

Një fakt tjetër misterioz që do të hetohet dhe nga prokuroria është se familjarët e gruas e kishin parë në muajin dhjetor me bark të madh por nuk kanë reaguar. Një pikëpyetje e madhe ngrihet edhe për faktin se gruaja është lënë e vetme me një fëmijë autik duke ditur gjendjen psikologjike të saj .

Sa i takon bashkëshortit, Klodi Hasimllari, ai kishte një muaj që ndodhej në shtëpi dhe vazhdimisht kishte ndjerë një aromë të rëndë por vetëm dje arriti të gjente trupin e pajetë të foshnjës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *