Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova tha se autoritetet lokale kanë identifikuar ushtarin e parë rus të dyshuar për kryerjen e masakrës së civilëve në Bucha. Ai quhet Sergey Kolotsey, komandant i një njësie të Gardës Kombëtare Ruse. Sipas policisë dhe prokurorëve të Bucha, Kolotsey me origjinë bjelloruse vrau 4 burra të paarmatosur më 18 mars dhe torturoi një civil tjetër më 29 mars.
“Viktimat u gjetën me duar të lidhura pas shpine dhe me kapuç në kokë. Në trup kishin edhe shenja torture. Një nga viktimat e tij u detyrua gjithashtu, nën tortura, të rrëfejë aktivitete subversive kundër rusëve” – tha prokurorja e përgjithshme ukrainase që shtoi se ai e rrahu egërsisht civilin me një dorezë arme.
“Ai gjithashtu ka ekzekutuar një person duke i vendosur armën në tëmth dhe më pas ka qëlluar me një plumb pranë veshit” – shtoi ajo. Në mediat sociale qarkulluan foto të Sergey Kolotsey që bastiste një magazinë.
Disa civilë u gjetën të vdekur në rrugë, ndoshta të vrarë gjatë tërheqjes së ushtrisë ruse. Kremlini e quajti “masakrën e Buçës” një lajm të rremë të ndërtuar nga propaganda ukrainase. Shumë vëzhgues ndërkombëtarë thonë se kanë prova të qarta të masakrave të civilëve. Më pas u gjetën disa varre masive me qindra kufoma. ©LAPSI.al


Respekte vllai
T’qifte macaj e putinit, o bastard bolshevik i stalinit!
Mos botoni rrena kaq haptaz o Lapsi.
Kremlini e ka njohur masakren. Seshte e vertete se e quan fake.
Perkundrazi edhe Putin edhe Lavrov flasin rende e me seriozitet kur e zene ne goje. Per ruset Bucha eshte fatkeqesi e dyfishte me ane te se ciles nazistet Ukrainas si autore te kesaj tragjedie rreken te ngrene kauzen e krimeve te luftes ndaj Rusise. Nazistet trima te ukraines qe kane per strategji mbrojtje perdorimin e civileve, cpune u prishi se masakruan nje grusht syresh. Dhe kur arriten shesin boterisht permes perendimit tregimin me pushtues rus, si mos shesin me zell Buchen