• |
ide | kryesore

Gjermania merr frenat e dialogut, fton Kurtin dhe Vuçiçin në Berlin

-Instant, Kryesore, Lajme



Këtë të mërkurë, Kancelari gjerman, Olaf Scholz, do të presë në selinë e tij në Berlin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe më pas, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Këtë e bëri të ditur zëvendës-zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner, gjatë konferencës së rregullt të qeverisë gjermane për mediat.

Në qendër të të dy takimeve veç e veç do të jenë “qëndrimet ndaj luftës agresore të Rusisë në Ukrainë, bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve”, tha Büchner.

“Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Berlin, po atë mbrëmje, në prani të ndërmjetësuesit të BE-së për çështjen e dialogut, Miroslav Lajçak, i cili vjen në Berlin me ftesë të kancelarit Scholz” njoftoi radioja gjermane Deutsche Welle.

Ky takim u konfirmua edhe nga Brukseli zyrtar. “Kancelari gjerman Scholz ftoi presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti për vizita të veçanta dypalëshe në Berlin më 4 maj. Me ftesë të kancelarit Scholz, Emisari Lajcak do të udhëtojë gjithashtu në Berlin për t’u takuar me kancelarin dhe më pas për të zhvilluar një takim informal të veçantë me të dy, presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti”, i tha gazetës Express zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Peter Stano.

Takimi në mes të kancelarit gjerman dhe kryeministrit Kurti do të zhvillohet në orën 15:00 të datës 4 maj, e ku do të flitet për situatën aktuale të sigurisë pas ngjarjeve në Ukrainë, çështjet rajonale dhe për raportet dypalëshe në mes të Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndërkohë me presidentin e Serbisë, Scholz do të takohet në orën 17 e 30, dhe do të diskutojnë për agresionin e Rusisë në Ukrainë, çështjet dypalëshe Serbi-Gjermani, dhe çështjet ekonomike dhe rajonale.



8 Comments

  1. Hera e fundit kur i kane ulur ne tryeze, Kurti e pyet Vucicin – Kur do ta njihni Kosoven?
    Dhe Vucic u pergjigj – Kurre!
    Tani kuptohet se c’fare frenash dialogu ka ne dore ky Olafoja mes dy palesh ku njera nuk e njeh tjetren.

  2. Debati është brava, po blindazhi, bravat në kokën politike si do zbërthehen?”

    Ndërsa, duke u ndalur te gara që pritet të zhvillohet më 22 maj për liderin e ri të partisë, ish-kandidati për kryetar nuk i kurseu kritikat për Sali Berishën. Sipas tij, s’mund të flasim për garë kur zgjedhjet “organizohen nga mbreti”.Pyesni malokun serb salih si zgjidhet ky hall qe ka ky gjermoni

  3. Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut.

    Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%

    Dikush do thotē: E mo ç’po na thua?

    E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem.

    E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut.

  4. “EdI Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin atesine e Grigorit ja faturoi babait Kristaqit..atje ne gjygj Rama ka treguar Raport steriliteti” – jane te shkruara e te dokumentuara nga Mero Baze, ky i sotmi i gazetes TemA.

  5. Mes fituesve janë dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi, nipi i tij Sevalgon Berisha, kushëriri Mal Berisha, kushërira Fjoralba Dizdari, mbesa Mimoza Hajdarmataj, nuni Bujar Vukaj e sekretarja e tij Valdete Vorpsi.

    Po ashtu kishte një pjesë të konsiderueshme të emrave të lidhur me fondacionet dhe aktivitetet e Sorosit, i cili, sipas Berishës, loboi për shpalljen e tij non grata,ti mero duhet te jeshshpellkar por ta dish Maloku me i mire,Qin nenen e tij o mero

  6. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *