• |
ide | kryesore

Ish-e fejuara Jennifer Grey pohon se Depp ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i filmit “Dirty Dancing”, Jennifer Grey, ka kujtuar marrëdhënien turbulente me ish-të fejuarin Johnny Depp.

Në memoaret me titull “Out of the Corner”, ajo ka rrëfyer se menaxheri i saj e kishte njoftuar me hamshorin hollivudian në vitin 1989, ndërsa ai i kishte propozuar martesë pas dy javësh. “Johnny vinte çdo javë në Vancouver. Megjithatë, ai hynte në telashe gjithnjë e më shpesh: zihej nëpër lokale, kishte përplasje me policinë…”, ka shkruar aktorja.

Asokohe aktori kishte filluar t’i humbte fluturimet për në Los Angeles për shkak të gjumit të tepërt, gjë që i shkaktoi edhe probleme biznesi.

“Ishte jashtëzakonisht xheloz dhe paranoik, sepse mendonte se po e tradhtoja. Mendova se sjellja e tij e pafytyrë ishte rezultat i problemeve me xhirimet e serialit ‘21 Jump Street’. Ai donte të largohej nga projekti, por nuk ishte e mundur”, ka shpjeguar Grey. Jennifer ka pohuar se e ndërpreu fejesën pak para ditëlindjes së 29-të, pasi ai nuk i përgjigjej telefonatave të saj.

Kujtojmë që Depp është kryetemë në Hollywood për shkak të një tjetër procesi gjyqësor me ish-bashkëshorten Amber Heard, të cilën e ka paditur për shpifje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *