• |
ide | kryesore

Katy Perry rrëzohet nga paneli i jurisë në “American Idol” gjatë transmetimit direkt (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Katy Perry u rrëzua në episodin e së dielës të “American” Idol kur u ra nga karrigia e saj teksa kishte veshur një kostum të sirenës së famshme të filmave vizatimorë, Ariel.

Ylli 37-vjeçar i muzikës pop ishte veshur si personazhi i Sirenës së Vogël nga përralla e famshme e “Disney”-t në spektaklin e talenteve “American Idol”, ku është anëtare e jurisë. Katy kishte probleme të ecte me kostumin e ngurtë dhe u ndihmua nga kolegët e tjerë Lionel Richie, 72 vjeç dhe Luke Bryan, 45 vjeç dhe prezantuesi i spektaklit, Ryan Seacrest, 47 vjeç, teksa zuri vendin e saj në qendër të tryezës së jurisë. Ata e futën Katyn duke përdorur një kukull dhe e ndihmuan këngëtaren të hipte në karrigen e saj.

Ryan më pas filloi të prezantojë garuesin e parë të mbrëmjes, por prezantimi i tij u ndërpre në mes nga zhurma e një përplasjeje në tokë. Publiku më pas shpërtheu me ovacione duke thënë: “Katy! Katy! Katy!”, për t’i dhënë asaj mbështetje, ndërkohë që me të dëgjuar këtë, këngëtarja filloi të buzëqeshë.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *