• |
ide | kryesore

Kosovë/ 11 raste të reja me COVID-19, 428 raste aktive

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit 11 persona rezultuan pozitivë me COVID-19.

Sipas të dhënave ditore nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nuk është shënuar asnjë vdekje, ndërsa sot janë shëruar 14 qytetarë.

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 428.

Ndërkohë vaksinimi është duke vazhduar, por me ritme të ngadalta. Në 24 orët e fundit MSH njofton se janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *