• |
ide | kryesore

La Casa de Papel rikthehet në Netflix por në version korean

-Instant, Paparazzi, Slider



Netflix ka njoftuar se do të sjellë sërish serialin e suksesshme spanjoll “Money Heist” gjatë sezonit të verës, por kësaj here në versionin korean.

Money-Heist Korea ka publikuar trailerin e fundit dhe datën e premierës. Sezoni i parë do të publikohet në 24 qershor ne Netflix.

“Money Heist” (i njohur në spanjisht si “La Casa de Papel”) përfundoi vitin e kaluar pas pesë sezonesh.

Janë një grup kriminal me në krye ‘Profesorin’ që përpiqen të grabisin bankën Spanjës.

Seriali mahniti audiencën në të gjithë botën. Versioni i ri korean, i drejtuar nga Kim Hong-sun, pritet të ndjekë një komplot të ngjashëm me origjinalin.

Aktorët nuk duken në trailer. Maskat tipike ua mbulojnë fytyrat dhe kështu kasti mbetet surprizë.

Në vend të maskës së firmës Salvador Dali të përdorur në “Money Heist”, seriali i ri përdor një maskë tradicionale koreane Hahoetal.

Vitet e fundit filmat dhe serialët koreanë kanë fituar popullaritet. Kujtojmë famen e “Squid Game” që po bën gati sezonin e dytë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *