• |
ide | kryesore

OKB: Mbi 5.5 milionë civilë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet



Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), ka njoftuar se më shumë se 5.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që kur Rusia pushtoi vendin më 24 shkurt. Sipas Sky News, përveç 5,563,959 refugjatëve të regjistruar, të paktën 7.7 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës.

Refugjatët kanë kaluar kufirin kryesisht drejt vendeve fqinje, që nga fillimi i luftës. Ofensiva ruse ndaj Ukrainës nisi përpara dy muajsh dhe vijon ende të jetë aktive, kryesisht në pjesën lindore të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *