• |
ide | kryesore

Po transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë nga Durrësi

-Instant, Lajme, Të fundit



Finalizohet operacioni “ROAD GUARD 17” i policisë së Gjirokastrës, si rezultat i të cilit janë prangosur 2 shtetas,  Xh. S., 21 vjeç dhe B. A., 31 vjeç, banues në Durrës. Ata ishin duke transportuar drejt kufirit 11 emigrantë të paligjshëm.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, shtetasit Xh. S. dhe B. A., duke transportuar me një automjet tip furgon, 11 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, tre aparate celulare dhe 50 euro.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *