• |
ide | kryesore

Rindërtimi i Thumanës: Elvis Naçi e bën Edi Ramën pjesë të “matematikës hyjnore”

-Instant, Arkiva, Lajme, Pikante, Të fundit



Në një fjalim emocionues në Thumanë, para banorëve që përfituan 155 shtëpi nga rindërtimi pas tërmetit, Elvis Naçi i fondacionit Firdeus tregoi komunikimin me Edi Ramën natën e 26 Nëntorit të 2019, kur sapo kishte marrë vesh për viktimën e parë të tërmetit tragjik.

Naçi tha se kishte gjetur menjëherë gadishmërinë e Ramës për bashkëpunim dhe kur të dy bashkuan forcat, u bë i mundur rindërtimi i Thumanës nëpërmjet parave që dhuruan shqiptarët kudo nëpër botë. (9 milion e 50 mijë euro për tre ditë).

Duke qenë se Naçi është hoxhë, ai e shpjegoi gjithçka me atë që e quajti “matematikë hyjnore”. Fillimisht citoi Galilein dhe Ibrahimin, por pastaj u kërkoi banorëve të Thumanës të kenë kujdes dhe ta dëgjojnë mirë se edhe biseda me Edi Ramën kishte lidhje me “matematikën hyjnore”.

Rama e priti me qetësi ekuacionin ku e bëri pjesë hoxha. Veshët i kanë dëgjuar edhe krahasime me Skënderbeun apo me Zeusin, por duhet thënë se kjo është hera e parë që edhe jashtë partisë e shohin me fuqi të mbinatyrshme.

Për ta kuptuar më mirë, se si shkoi Elvis Naçi nga “matematika hyjnore” tek Edi Rama shikoni videon më poshtë, ose lexoni një pjesë të fjalimit të zbardhur nga Lapsi.al.

“Si u bëmë pjesë? Unë besoj fuqishëm, se një autor i madh e ka krijuar universin dhe 7 miliard njerëz dhe veprat tona, ngjarjet tona, kurrsesi nuk janë të rastësishme. “Matematika është alfabeti me të cilin Zoti e shkroi universin” tha Galilei. Por këtë e tha afërsisht para 5 shekujsh. Por një gjigand i madh tjetër, profeti Ibrahim thotë: “Ai i cili krijoi formën më të bukur, ai më udhëzon mua në jetë”. Dhe sot që gjendemi në Thumanë nuk është e rastësishme. Të gjitha episodet, të gjitha ngjarjet janë një matematikë, janë një caktim, një frymëzim, një udhëzim që merr gjithësecili sipas qëllimeve dhe mjeteve që ka. Unë jam sot në Thumanë pse? Sepse në atë ditë që ra tërmeti, të gjjthë u trembëm. Hapa portalet dhe shikoj që kryeministri Rama kishte shkuar në Durrës. Pashë nga portalet që një person kishte ndërruar jetë nga tërmeti në Durrës dhe kryeministri Rama kishte shkuar atje dhe instiktivisht, dhe lidhet me matematikën hyjnore që thashë. I dërgoj, pa menduar se ku do të jemi sot, një mesazh, vetëm një. Dhe i thashë (Edi Ramës): “Keqardhje e madhe për viktimën. Nëse jemi të nevojshëm, na thuaj. Çfarë kemi mundësi ta bëjmë”. Kryeministri Rama qëlloi që po vinte nga Durrësi dhe në atë çast më thotë: “Nuk është vetëm një viktimë, ngjarja është më e madhe, sprova është shumë e madhe. Janë me dhjetra ata që kanë ndërruar jetë. Prandaj ka nevojë për çdo shqiptar që mund të japë kontribut, ka nevojë gjithashtu edhe për fondacionin Firdeus”.



18 Comments

  1. Pu pu pu
    Ky qenka me bushter se fiku.
    Po si o te qifsha grúa kurven o baxhello e paturp.
    Chuchka chachka zhabe Derri pa shtylle korrizore edhe nachka
    Xhamadani i dylberve te haremit mavi.
    Usht bushtrra.

    1. Ropqiri,i lepin karin rames .me ate bord rganizate qe ka ai dhe ne zimbabve do e kishin fut ne burg.mer 30% te lekeve qe mbledh ky fisqiri .po mir ja ben deleve po he ropt tjua qi

  2. Bobo, çfare mashtruesi. Po kaq tope robt qe i shkojne nga pas ketij? Po nuk mesuat ende nga historia e fese o koqera?

  3. Matematika hyjnore e Nacit beri qe me 10,000,000 euro qe Fondacioni Firdeus mori te prodhoj 150 banesa. Bejeni llogarine dhe shikoni sesa leke ka vjedhur matematikisht Naci dhe Rama. Beni perllogaritjet, ju lutem!

  4. me vjen te qesh kur i thone bamires (dhe ai vete se korrigjon ) pasi bamires quhesh kur p[arate jane te tuat jo te dhuruesve ,ai ehste administrator i ketij kapitali ,bamires jane te gjithe ata qe i dhurojne …per pjesen tjeter eshte dicka pozitive qe ndihmon (sa dhe sesi pastaj nuk e di ) mund te kete edhe dyshime s ejane legjitime persa kohe ky fondacion eshte hermetik ….(ka punesuar njerezit e tij dhe te bashkeshortes)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *