• |
ide | kryesore

‘Shtëpia e barit’ në Kashar, Prokuroria kërkon arrest me burg për 4 të arrestuarit

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën arrest me burg për katër të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar ku është zbuluar një “shtëpi bari”. Masa vlen për Ylli Sulaj, Luan Sulaj, Shqipe Sulaj, dhe Xhevrie Sulaj, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, detyrim paraqitje.

Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie, kanë sinjalizuar policinë.

Mësohet se një prej të arrestuarve ka pranuar fajësinë.

Avokati i të arrestuarve është shprehur se Shqipja dhe Xhevria banojnë në atë banesë por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Shqipja punon 16 ore në fasoneri.

 

Sakaq Ylli Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij.

Sula ka kërkuar mase më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet  një ndërhyrje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *