• |
ide | kryesore

Skandali në burgun e Vlorës/ Ngatërresa e shkresave nxjerr në liri të dënuarin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një shtetas identifikuar si Simon Leskaj, i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh edhe pse do duhej të ishte nën masën e sigurisë arrest me burg në burgun e Vlorës, rezulton në liri.

Madje burime bëjnë me dije se shtetasi në fjalë tashmë gjendet jashtë kufijve të Shqipërisë.

Informacione nga brenda burgut të Vlorës tregojnë se shkak i lirisë Leskajt kanë qenë disa ngatërresa në llogaritjen e ditëve dhe emrin e të dënuarit.

Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, pasi informacioni për daljen Leskajt është mësuar kreu i burgut të Vlorës Ëngjëllush Avdulaj ka nisur lëvizjet duke kërkuar rikthimin në qeli të tij, madje duke përdorur në mënyrë të heshtur edhe policinë e Shtetit. Por pa u bërë zhurmë dhe pa u marr vesh.

Madje sipas denoncuesit ka patur edhe diskutime me Leskajn duke i kërkuar rikthimin në qeli, por ky i fundit nuk ka pranuar deri tani.

Redaksia e Fax Neës ndërkohë ka kontaktuar me Policinë e Vlorës por këta të fundit mohojnë të kenë dijeni mbi çështjen.

Fax News kërkoi disa herë të lidhej me drejtorin e burgut të Vlorës, madje i bëri dhe disa mesazhe por asnjë reagim nuk erdhi prej tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *