• |
ide | kryesore

Sulm me raketa në rafinerinë e naftës në Kurdistan

-Instant, Lajme, Planet



Rajoni autonom në Kurdistan të Irakut u sulmua nga gjashtë raketa ditën e djeshme, dy prej tyre goditën një rafineri nafte, duke shkaktuar dëme “të vogla”, sipas burimeve pranë forcabe të policisë.

“Gjashtë raketa pranë lumit Zamb në zonën Habatit”, tha në një deklaratë shërbimi kurd kundër terrorizmit, pa dhënë detaje mbi objektivin.
Autoritetet siguruan se sulmi shkaktoi viktima apo dëme të rënda materiale.

Megjithatë një burmim pranë forcave lokale të sigurisë dhe një burim nga rafineria e naftës thanë se një pjesë e rafinerisë Kauergosk u godit nga “dy raketa”, duke shkaktuar “dëme të vogla” dhe se zjarri që shpërtheu “u vu shpejt nën kontroll”.

Ndërkohë një zyrtar lokal, duke folur në kushte anonimiteti, siguroi se raketat ranë rreth pesë kilometra larg rafinerisë, një nga më të rëndësishmet në zonën e pasur me naftë në veriperëndim të Arbilit, kryeqytetit të Kurdistanit.

Sipas shërbimit kurd kundër terrorizmit, raketat u hodhën nga lokacioni Bartella në provincën fqinje të Nineveh. Deri më tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për gjashtë shpërthimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *