• |
ide | kryesore

Tragjedia e Thumanës/ Pse “matematika hyjnore” nuk e fsheh dot krimin shtetëror

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Misioni “Thumana” deklarohet i mbyllur. Nën tingujt mistikë të ilahive, me hoxhën Elvis që foli për ngjarjet e paracaktuara nga zoti dhe me hadithet e profetit Muhamet të cituara nga Edi Rama, dorëzimi i shtëpive u krye me doza të forta fetare. Tragjedia që u mori jetën 25 banorëve ndodhi 2 vite e gjysëm më parë dhe të mbijetuarit përfituan sot 155 banesa të reja.

“Juve dhe ata jashtë që na çuan paret, jua boftë zoti shhnet e jetë, në familje e në të gjitha!” ishin urimet e një prej zonjave të shtëpisë që i hapi derën Edi Ramës dhe Elvis Naçit.

Në fjalën e tij në ceremoni, Elvis Naçi u tregoi banorëve se si ishte vënë në kontakt me Edi Ramën të nesërmen e tragjedisë. Ai tregoi se si të dy bashkë kishin gjetur mirëkuptim për të realizuar një projekt si ky i Thumanës, duke u thënë banorëve të zonës se ngjarjet kishin qenë të caktuara që më parë, përmes asaj që e quajti “matematika hyjnore”.

Por a ishte Thumana një tragjedi e shkruar nga dora e zotit? Apo banorët u lanë në mëshirë të fatit, megjithëse kërkuan dëshpërimisht ndihmën e shtetit?

Një vit më pas/ Si u lanë të vdisnin 24 banorë në pallatet e Thumanës

Arkivat tregojnë se historia e Thumanës ishte historia tipike kur shteti lë në baltë qytetarët e tij.

Në 4 Korrik të vitit 2018, Shqipëria u trondit nga një tërmet me magnitudë 5.1 i shkallës Richter. Pallatet e Thumanës u lëkundën fort. Muret u çanë dhe banorët ndjenë rrezikun real. Por ankesat e tyre ranë në vesh të shurdhër.

Në 21 Shtator, të vitit 2019 erdhi lekundja e dytë. Tërmeti me magnitudë 5.8, në Durrës. Pallatet e Thumanës dhanë shenja serioze se do të shembeshin. Banorët braktisën shtëpitë dhe kërkuan ndihmë nga shteti. Fillimisht u duk sikur qeveria do të merrte masa.

Edi Rama u kthye me urgjencë nga Frankfurti natën e 21 Shtatorit. Në mesnatë mblodhi qeverinë dhe doli me një deklaratë në televizor.

“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme pasi jemi gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, të një termeti të fortë që ka tronditur dhe ka alarmuar gjithë njerëzit. Ekipet stafet emergjencave do të inspektojnë nga afër çdo rast. Këto dëmtime strukturore të banesave e ndërtesave mund të rrezikojnë qytetarët. kjo është gjëja më urgjente që duhet bërë duke nisur nga neser”, tha ai.

Pas tij, doli në televizor edhe Olta Xhaçka si Ministre e Mbrojtjes, edhe Belinda Balluku si Ministre e Infrastrukturës. Edhe ato dukeshin të angazhuara. E gjitha qe fasadë.

Në intervistat që kanë dhënë për gazetaren Luljeta Progni, banorët e Thumanës treguan se në realitet nuk morën asnjë ndihmë. Dëshmitë e dhëna për gazetaren tregojnë se si nuk u mor asnjë masë për dy pallatet që ishin gati për t’u shembur.

“Vinin e shihnin, bënin filmime, dhe largoshin… do vijnë inxhinierët, na thoshin. Ne nuk i njohëm kush ishin inxhinierët, vetëm ata pjesëtarët e komunës. Nuk na u prezantua dikush se kush është inxhinieri…”, shprehej një prej banorëve të Thumanës që i mbijetoi tragjedisë.

Më tej ai tregon “u bëmë 10-15 vetë dhe shkuam edhe njëhere tek komuna, por prapë do na thanë do iu sjellim përgjigje, do iu sjellim përgjigje…”

Një grua tjetër tregon “ju dhamë letrat, i fotokopjuan letrat e shpisë, edhe ma s’erdhi kush me u pa shpinë”.

Ndërsa një burrë, po prapë nga Thumana shprehur se “kanë ardhë i kanë shiku por jo me kompetencë ta plotë, pra nuk na thanë të rrimë apo të dalim”.

“U dëmtua hyrja e plakut tim, u çanë suvatimet, muret se nuk e dimë se çfarë janë konkretisht se s’jemi inxhiniere. Ne na thanë se janë të banueshme. Ok u futëm brenda! Erdhën ata të Durrësit dhe na thanë janë në rregull banesat”, shprehet një tjeter banor në dëshminë e tij.

“Çdo natë që shkonin në frikë nuk flinim gjumë muri i çarë savatimi dhe kur u shemb pallati s’kishte llac gjëkundi, veç tullë”.

Ndërsa një vajzë e re, banore e Thumanës, shprehet se “kur ra termeti i 4 korrikut kam fjetur tek tezja dhe kur u ktheva kishte dridhje dhe dilja natën jashtë”.

Faktet e reja video/ Krimi i varrit masiv të Thumanës që po mbahet i fshehur

Qeveria kishte 1 vit e gjysëm kohë për të ndërhyrë në godinat e dëmtuara të Thumanës, deri më 26 Nëntor kur tërmeti i tretë dhe më i fortë se dy të parët, i shembi godinat duke marrë jetën e 25 personave.

Banorët e mbijetuar thanë se “Komuna e Thumanës ka ardhë e i ka parë, por nuk na tha as të hyjmë, as të dalim…”

“I filmuan, s’kanë probleme na thanë dhe s’u mor kush më me atë punë”, u shprehën banorët.

Pas kësaj ndodhi tragjedia.

Në një pallat me 39 banorë, 17 prej tyre mbetën nën rrënoja. Tetë të tjerë mbetën të vdekur në pallatin ngjitur. Tragjedia e Thumanës tronditi vendin. Qeveria kishte dështuar. Fatura u pagua me jetë njerëzish.

Për të mbuluar krimin shtetëror, Thumana u shndërrua në skenën e një teatri, që zgjat prej vitesh. Akti i fundit ishte ai i “matematikës hyjnore” që ka paracaktuar çdo ngjarje. Por as ky teatër nuk e mbulon dot fajin e atyre që i braktisën qytetarët. Shembja e pallateve duhej të ishte parandaluar. Neglizhenca, e shndërroi në një krim shtetëror./Lapsi.al



10 Comments

  1. Neve mire qe ‘na çojne paret ata jashte’!!! Se ‘keta brenda’ zakonisht na i zhvasin….

    1. Nuk është rastësi që fraza më e spikatur e fjalimit të tij ishte “Unë jam Sali Berisha”. Askush në kuvend nuk u entuziazmua nga ideologjia e re konservatore apo programi qeverisës. Ama, kur doktori deklaroi se kush ishte, salla shpërtheu në duartrokitje. Ky është kualifikimi i vetëm i tij për të qenë në krye të PD-së. Dhe kjo është kryetarokracia në formën e saj më të pastër.

        1. Hani mender mu..kot.
          Asnje qeveri ne bote nuk can sumen per termetet.
          Ketu ku jam une ka 15 vjet qe ka rene termeti dhe pothuaj gjendja eshte njelloj.
          Rreth 12000 njerez jetojne ne cadra prane shtepive te shkaterruara. Shteti ndihmon per kredi te buta.Kaq dhe Hani kot mender mu..

  2. “What is the truth, but a lie agreed upon.”
    “E vërteta s’është veçse një gënjeshtër e dakordësuar”

    F.Nietzsche

  3. Blla, blla, blla, blla, hani mut hani, por banoret e Mamurast moren shtepite qe edhe ne ender si kishin pare.

  4. Dy termete dhe qenveria e qenefit e ridhjersve nuk e vuni ujin ne zjarr.
    U desht termeti i trete te vriste njerez dhe Edvin Paulin RamBilali shkerdhata te qaje me lot krokodili!?
    Edhe hoxhkoqja po u merrka me matematike hyjnore.Turp per hoxhletra e bithes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *