• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohet në Greqi shqiptari që hodhi macen në det

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një i ri shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku ai hedh në det një mace pas e josh atë me ushqim në ballkonin e një taverne peshku në Edipsos.

Mediat thonë se shqiptari 30-vjeçari u arrestua në banesën e tij. Ai u identifikua nga një tatuazh që mbante. Ai është me precedentë penalë për çështje droge. Torturimi i kafshëve është një vepër penale në Greqi dhe dënohet nga gjobë deri në 50 mijë euro deri në dënim me burg deri në 10 vjet. Lajmin për arrestimin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Pak më parë policia greke arrestoi një person që ka shkelmuar dhe ka hedhur në det një kotele. Dhuna ndaj kafshëve është e papranueshme. Qeveria ka miratuar një ligj të rreptë për të mbrojtur kafshët nga abuzimi, i cili tashmë është në fuqi, por gjithsesi është çështje njerëzimi dhe kulture. Jam thellësisht i trishtuar nga ata që keqtrajtojnë kafshët dhe ata që e tolerojnë atë. I përgëzoj nga zemra ata që e ngritën këtë çështje. Arsyeja tashmë i përket drejtësisë greke” – shkroi ai në Facebook.

Video e publikuar ka pasur reagime të shumta në opinionin publik. Vetë i riu, duket se nuk e ka kuptuar atë që ka bërë, por as nuk është penduar. Në një postim në Instagram ai thotë se nuk i vjen keq për atë që ka bërë. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Ja keta njerez psikopat na kane lene trashegim regjimi i Enverit dhe me pas pjella e tij partia “socialiste”. Dhe as nuk duan ta kuptojne poshtersine qe bejne… Ti q jeten ti q !!

    1. Jo vetme Enver Hoxha se pse keto gjëra i bëjme veq ne Shqiptaret dhe Myslimanet ose bota Arabe ne si shoqri dhe kombe kemi mentalitet Turke Otomane Talibane thotë:

      Keta njerze pikopate Talibane na i ka lën peshesh ose trashigimie në rradht të pare pushtusi Turke Otomane pastaje edhe Enver Hoxha vetem myslimanet dhe ne Shqiptaret jemi shume të dhunshem dhe të pa shpirt me kafshet ,femijet dhe Grate me një fjale me shtresat më të dobta jemi njerze shume të pa edukume të pa emancipume

      1. E drejt, ka filluar që në kohën e turkut. Otomanët na sollën dajakun dhe përdhunimet…. Kot s’mbante sulltani haremin me vete (ku kishte dhe fëmijë aty).

  2. Greqi – Torturimi i kafshëve është një vepër penale në Greqi dhe dënohet nga gjobë deri në 50 mijë euro deri në dënim me burg deri në 10 vjet.

    Shqiperi – Torturimi, djegja, vrasja e kafsheve ne Shqiperi nuk eshte veper penale dhe krimet kryen nga shteti, bashkia dhe individe te ketyre kategorive me preteksin per te pastruar ambientin dhe ruajtur nga kafshet. Nuk ka asnje gjobe, perkundrazi kerkohen psikopate per ti bere keto veprime.

    Nuk e di c’mendim ka Kimetja per barbarizmat kundrejt kafsheve nga socialistet , a i aprovon dhe ajo?

  3. Po kujt i flet?!
    Hale do mbesin. Se mos na merzitet ndonje “patriot” se me plasi kari. Gjindje bythqirash, me te fortin lepihen si kurvat, per shtetin gjobvenes keta qijne dhe nonen e vet.
    Shtaza nuk e njeh turpin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *