• |
ide | kryesore

VIDEO E RËNDË/ Të moshuarin e nisin për në morg, por është ende gjallë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pacient i një shtëpie të moshuarish në lagjen Puoto të Shangait u shpall gabimisht i vdekur dhe u dërgua në morg teksa ishte ende gjallë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon punonjësit e zyrës së funeralit në momentin që kuptojnë se burri ishte ende duke marrë frymë.

Ai u dërgua menjëherë në spital dhe thuhet se tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autoritetet lokale konfirmuan incidentin dhe thonë se kishte nisur një hetim për ngjarjen.

Shtëpia e të moshuarve kërkoi falje për incidentin. Shumë komente zemërimi u shfaqën në rrjetet sociale kineze dhe në Twitter. “Kjo është një vrasje – shkroi një përdorues i rrjetit Weibo. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *