• |
ide | kryesore

5 të arrestuar në Tiranë (Akuzat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka vënë në pranga 37-vjeçarin B.M., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. N., 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Tiranë-Informacion-

Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– N. N., 23 vjeçe, E. Q., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe A. M., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedural



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *