• |
ide | kryesore

Fitorja më e bukur e Mihajlovic, del nga spitali: leucemia mundet edhe në ‘ndeshjen e kthimit’

-Instant, Sport



Pas 34 ditësh, Sinisa Mihajlovic ka dalë nga spitali Sant’Orsola ku ishte shtruar që nga 29 marsi për të luftuar një shpërthim të mundshëm të lidhur me leuçeminë. Vlerat dhe analizat të cilave iu nënshtrua dhanë sinjale të mira dhe optimiste, aq sa t’i lejonin të kthehej në shtëpi në Romë. Pas pak ditësh Miha do të rikthehet në Bologna dhe Casteldebole te djemtë e tij, për t’i udhëhequr ata në finalen e këtij sezoni.

Ishte data 26 mars kur trajneri i Bolonjës kërkoi një konferencë të papritur për shtyp që ishte një goditje e fortë për të gjithë tifozët e futbollit dhe jo vetëm, kur tekniku serb zbuloi se i duhej ende të bënte disa trajtime për disa këmbana alarmi për shkak të leuçemisë akute mieloide që e goditi në vitin 2019.

Që nga ajo ditë, Bolonja, e drejtuar në pankinë nga të besuarit e serbit Miroslav Tanjga dhe Emilio De Leo, u rikthye në ritmet e suksesit dhe nuk humbi asnjë ndeshje kundër Milanit, Sampdorias, Juventusit, Udineses, Interit dhe Romës. Dhjetë pikë në 6 ndeshje. “Këtu nuk më lënë më të dal, sepse thonë se pa mua nuk do të humbisni kurrë”, bëri shaka Miha të enjten e kaluar me skuadrën që shkoi për ta vizituar nën dritaren e Sant’Orsolas. Tani, për fat, nuk bëhet më fjalë për një shaka, por një lajm që të gjithë e kanë pritur me shumë ankth.

KOMUNIKATA E BOLONJËS
“Në ditën e sotme Sinisa Mihajlovic ka dalë nga Spitali Sant’Orsola, në gjendje të përgjithshme të mirë. Forca Mister, jemi me ty!”.

POSTIMI I GRUAS, ARIANNA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *