• |
ide | kryesore

Banorët e Rinasit sërish në protestë, ulen këmbëkryq duke bllokuar rrugën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për të dytën ditë radhazi banorët e Rinasit kanë dalë protestojnë kundër vendimit që rrugën pranë banesave të tyre ta bëjnë vetëm me një sens kalimi. Ky vendim i detyron banorët që të bëjnë kilometra të tëra për të marrë shërbime të ndryshme, për të çuar fëmijët në shkollë apo për të kryer qoftë edhe një vizitë mjekësore. Për këtë arsye, ata janë ulur këmbëkryq në asfalt duke bllokuar aksin rrugor për në drejtim të Rinasit.

Protestës sot i është bashkuar edhe deputetja e PD-së Andia Ulliri, e cila tha se bllokimi i lëvizjes në këtë rrugë, penalizon jo vetëm banorët e Rinasit, por të gjithë veriut të Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *