• |
ide | kryesore

Berisha thirrje Ramës: Të rikthehen vizat për rusët që duan të vijnë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



 Sali Berisha ka folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, pas fjalës së presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenskit. Ai tha se duhet të anulohen menjëherë vizat për qytetarët rus. Sipas tij, bregdeti shqiptar nuk mund të shërbejë për rikuperimin e rusëve që shkojnë e luftojnë në Ukrainë.

“Ishte absurd ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për tu rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët.

Dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenskyt, kjo ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie, një ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”,  tha Sali Berisha në fjalën e tij.



6 Comments

  1. Rri urte o sal se e shkerdheve partine demokratike dhe opoziten shwiptare. Je fajtori kryesor qe keta ne qeveri nuk po lejn gje pa grabit. Mos u merr me gjera qe e di qe s,te pjerdh njeri

  2. A e shifni o ju dumbabista se ca njeriu eshte ky. Do me u bo me katolik se papa ky non-grata. Asnje nga vendet perendimore nuk ka larguar ambasadoret rus apo te bllokoj turizmin e njerezve te thjesht. Ky populisti krunde qe kap ca kap e lesho fjal si lopa bajgen, qe cdo argument e perdor per protagonizem, ky non-grata nuk e ka pas per asnje sekond mendjen te hallet e demokrateve e lere pastaj te shqiptareve. Ky ka vec nje hall, TE SHPETOJ GJEN E VJEDHUR DHE FAMILJEN NGA BURGU. Te tjerat jan pralla per delet. Koha ka per ta treguar dhe ata qe e mbeshteten do jen te zhgenjyerit me te medhenj, e kam fjalen per ndonje qe e beson vertet, jo per suflaket krymba qe e kan per profesion te mbeshtesin konte drakulan qe u ngrit nga varri.

    1. Sala eshte ne list pagesen e ruseve, lere ca ben kot keshtu, prandaj e ben non-grata, se hajduta jan te gjith keta po vec Sala rezultonte ne list pagesat e ruseve. Keshtu qe jam dakort me ty qe te shporren spiunat rus nga Shqiperia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *