• |
ide | kryesore

Ç’do të bëjë Rama me kërkesën e Zelenskyt për kufizimin e turistëve rusë në Shqipëri?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Fjalimi i sotëm i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky drejtuar parlamentit shqiptar përtej kortezisë e shprehjes së falenderimit njësoj siç ai ka bërë edhe me vende të tjera që i janë gjendur pranë në këtë kohë lufte, kishte edhe një kërkesë konkrete për qeverinë e Edi Ramës.

“Ju kërkojmë të mbyllni portet për anijet ruse, të kufizojnë ardhjen e turistëve rusë”, tha Zelensky.

Presidenti i Ukrainës kërkon t’i mbyllë çdo shteg regjimit të Vladimir Putin edhe ekonomisë së tij, në mënyrë që të ndërpritet financimi për makinerinë e luftës dhe Moska të izolohet gjithnjë e më shumë.

Vendeve perëndimore ai iu përsërit kërkesën për të hequr dorë nga nafta ruse, ndërsa për Shqipërinë kërkesa duket më lehtësisht e realizueshme. 

Disa ditë më parë kur Edi Rama u pyet nga gazetarët për këtë cështje, ai tha se nuk mendonte që duhej rikthyer regjimi i vizave për rusët që hyjnë në Shqipëri.

“Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e të huajve në vend, përfshirë edhe për rusët, mendoni se duhet rishikuar sepse influence ruse është shumë prezente?”- ishte pyetja që iu drejtua Ramës gjatë konferencës për media.

Ai u përgjigj shkurt: “Jo, nuk mendoj”

Qëndrimin e Ramës e ka konsideruar absurd edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Menjëherë pas fjalës së Zelenskyt, duke folur për mediat ai i bëri thirrje kryeministrit të pengonte rusët që duan të vijnë për turizëm në vendin tonë.

“Ishte absurd ftesa e Edi Ramës për turistët rus në Shqipëri. Imagjinoni ju, vrasës, përdhunues, kainër, që pasi kryejnë masakra të vijnë dhe të dynden në plazhet tona për tu rikuperuar dhe marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët. Dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelenskyt, kjo ishte edhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie, një ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, deklaroi Berisha.

Vendimi për heqjen e vizave për rusët është marrë nga qeveria në 25 mars 2021, në një përpjekje për të sjellë më shumë turistë në vend. Asokohe ky vendim është përshëndetur zyrtarisht edhe nga ambasada ruse në Tiranë.

“Hiqen viza për turistët rusë. Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021. Afati i lejuar i qëndrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes” thuhej në deklaratën e ambasadës ruse.

Por pavarësisht se Shqipëria i është bashkuar vendeve që kanë mbështetur me municione Ukrainën, si dhe ka aplikuar sanksione njësoj si perëndimi, gjasat janë që rikthimi i vizave për rusët të mos ndodhë. Kërkesa e Zelenskyt, aq më pak ajo e Berishës, Ramës nuk i duket arsye e mjaftueshme për të zhbërë vendimin e vitit të shkuar. Të paktën deri më tani qëndrimi i tij ka qenë i prerë kundër rikthimit të vizave për shtetasit rusë.

Sot pas fjalimit të presidentit ukrainas, gjatë ligjërastës së tij Edi Rama nuk e preku fare kërkesën e Zelensky-t, por ftoi ukrainasit për pushime në vendin tonë pas përfundimit të luftës

Nga ana e tij, kreu i qeverisë ftoi për pushime në Shqipëri ukrainasit pas përfundimit të luftës.

“I dashur miku ynë Presidenti Zelensky, e kujtoj shpesh këto kohë bisedën tonë në Kiev dhe dëshirën tuaj që Shqipëria të bëhej vendi ku ukrainasit të kishin shtëpi të dyta për pushimet e tyre. ‘Jemi shumë afër për të qenë kaq larg!’, thatë ju me kënaqësinë e dikujt që ka zbuluar një vend të bukur pranë shtëpisë. Të gjithë e dimë tanimë se kjo luftë mund të mos jetë e shkurtër, ashtu sikundër çdo ditë që kalon, me tmerre të reja, e zgjat ende më shumë shtegun shumë të ngushtë drejt paqes. Por unë e besoj sinqerisht zoti President, se nëse sot në Shqipëri po vijnë ukrainasit që ikin për të mbrojtur fëmijët e tyre nga lufta, nesër dëshira juaj, që ata të vijnë këtu, në shtëpitë e tyre të dyta, për të kaluar pushime të gëzuara familjarisht, do të bëhet realitet”, tha Rama.

Në vijim kryeministri i premtoi presidentit ukrainas se Shqipëria do t’i japë donacione vendit të tij. 

“Pasnesër, më 5 Maj, Shqipëria do të jetë e pranishme edhe në Konferencën e Donatorëve, për Ukrainën të thirrur nga Polonia në Varshavë, ku do të japim edhe ne kontributin tonë modest”, përfundoi Rama. 

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Ata nuk i kane shpallur lufte njeri tjetrit, ne c mutin duam. Pak jem te fundosur nga fukaralleku por te humbasim edhe turizmin.
    Ky lali Zelenski a eshte Lgbtiq?????

    1. Kosoven nuk e ka njohur Ukraina, keta politikanet tane ku i kane protokollet apo nuk dine te bejne asgje.
      Poshte diktatoret e te gjitha ngjyrave, kuq, blu, zi, verdhe!

  2. Ky komentuesi as se paska kuptuar Zelenskin. Ai uk e ka per UKRainen se po te vijne ruset ne Shqperi ata lene leke dhe nuk marrin , por e ka per ne. Dmth mos i lini ruset se mes tyre shumica jane spiune dhe e studiojne terrenin, dhe kur vjen momenti ,krahas kordinatave, puna e ketyre spiuneve te veshur nen petkun e “turisteve” eshte e vendimtare per te na goditur ne. Nuk na duhen turiste spiuna

    1. Ne fakt ne vend shume i rendesishem qe vdiqen spiunet te vijne ne fakt. Uuuu pika. Ne spiunojme vete mer vlla ska nevoj te vije asnje turist i huaj

  3. Deri sot Rama e ka luajtur rolin sikur eshet shqetesuar shume per Ukrainen. E ka pasur te gjithen fasade, se atij sia ndien as per shqiptaret jo me per te tjeret. Zelenksi i beri nje sfide. Ndihme nuk ne spret, per arsyet se jemi te varfer vete dhe po na varferon cdo dite e me shume Rama, atehere, ndalo turistet rus. Te shohim tani a do e beje Rama kete gje. Sfide shume e vogel, dhe po e nuk e beri as kete gje, do i bjere maska Rames edhe tek nderkombetaret, dhe me ne fund do e kuptojne edhe ata qe Rama eshte vetem per fasade, batuta, propagande, dhe kur vjen puna per te bere ndonje pune apo veper, ai ngec ne klase. Brao Zelenksi qe padashje e ngele ne klase Ramen.I ra fasada. Media e ka detyre tia kujtoj cdo dite kerkesen e Ukraines Rames.

  4. Fjalimet e Zelenskit si “lider global” me kritika per cdo vend, i cili i hap dyert e Parlamentit, nderkohe qe Ukraina po mbeshtetet si asnje vend i sulmuar nga nje tjeter, po behen te neveriteshme.

    Edhe hitlerianet nuk ia imponuan dot shqiptareve mospranimin e cifuteve, madje duke sakrifikuar familjet e tyre.
    Perpara se te beje ktitika, Zelenski duhet te beje njohjen e Kosoves dhe pavaresise se saj nga serbet.

    Asnje popull nuk mund te ndeshkohet per politiken e gabuar te drejtuesve te tij, perndryshe do te mbyllnim deren per amerikanet per hir te sirianeve, irakeneve apo afganeve, si dhe per izraelitet per hir te palestinezeve, e keshtu me rradhe.

    Kjo eshte histeri luftenxitese e jo politike ne favor te paqes.

    Pa justifikuar per asgje kliken e Putinit, shqiptaret do te kene deren hapur per Ukrainen, por do te jene gjithnje kunder cdo lufte vellavrasese e ne favor te paqes.

  5. Rama,ne ftesen e tij,duhet te specifikonte :ftoj ata ukrahinas,qe do mbeten gjalle,mbas luftes,qe po bejne ruset,te cilet (keta te fundit)gjate luftimeve,i duhet edhe nje periudhe pushimi-rilakseje,edhe ne plazhet tona,me resorset e pushtetareve,qe na qenkan edhe investitire stratyegjike.

    1. Ne rast se do mbetet ndonje shqiptar gjalle nga uria qe ka plakosur, nga ushqimet e skaduara qe importojme, nga ato qe prodhojme me 10 fishin e kimikateve dhe nga ilacet fallco qe marrim!
      Rrofte ukraina, zelenski, Bideni dhe i biri se ne po ngordhim si pulat

    2. Ky Zhelexhiu karagjoz, perpara se tu beje kritika e thirje td gjitha vendeve qe te mos pranojne turiste ruse apo te mos marrin gaz rus, le te bllokoje apo prishe gazsjellesin rus qe kalon mes per mes Ukraines. Apo i duhet se mer perqindje per cdo liter gsz qe kalon.

  6. 28 vjet pa nje dite me pare, kur dola nga nje banese pa drite, degjova Presidentin e kohes ne nje konference shtypi te fliste me nje gjuhe te hekurt e te drunjte!
    Sot, pas 28 vjet pa nje dite, ish-Presidentin e degjoj serish te flase me te njejten gjuhe, me nje ndryshim: atehere e kishte me Fatos Nanon e partine e tij, sot e ka me Edi Ramen e partine e tij

      1. Milica për të gjithë ata që nuk e dinë ka qënë vjehrra e Sali Berishës, nëna e Liri Berishës dhe pavarësisht se në shqip quhej Vera, kjo nuk e ka penguar atë që dhe vajzës së saj Lirie si emër pagëzimi t’i vendosë emrin serb Sllobodanka.

        Dhe përmendja e këtij emri nga analisti nga Kosova, të shoqëruar dhe me shpjegimin se njerëzit e Milicës kanë qënë njerëzit më të afërt të krerëve të regjimit të atëhershëm në Jugosllavi

    1. Ne c’do koment copy- paste meriton nga ne shpellkaret nje te shkerdhyme ti sumshpartallumi i ores 17:55

  7. Ka 31 vjet që dhunon gazetarë, kryen sulme asgjesuese ndaj redaksive të gazetave kritike, burgos gazetarë dhe është i vetmi politikan i rajonit, i gjallë (pasi Milosheviqi ka vdekur) që është shpallur “Armik botëror i shtypit” dhe sot vajton për lirinë e shtypit duke qenë dhe pronar shtypi.

    Mjafton 24 orë nga jeta e këtij njeriu për të kuptuar gjithë hipokrizinë e jetës së tij.ti edi i ores 18:55 qe punen tende te ngarkuar nga salihu qe te duhet te shkerdhesh motren mamin vajzen qe ke ne shtepi,sepse si nje shpellkar malok qe je kete pune ti di ta besh mire o bythlepirsi i salihut

  8. Në pritje që të vijë e djathta e Evi Kokalarit, një akt të cilën vetëm kjo zonjë në Amerikë dhe aleati i saj Sali Berisha në Tiranë, kanë harruar se ka ndodhur tashmë në vitet 2016-2020 kur qeverisi Donald Trump. Dhe atëhere “e djathta amerikane” nuk pati asnjë grimë simpati e mbështetje më shumë për PD,ti more kurve byrektoresh qe ke 30 vjet copipaste salih karaxhic berishen dhe nuk je merzitur,por vetem masturbohesh me foton e pedofilit serb salih maloku

  9. Si nuk e kupton asnje qe idea e soros balkani i hapur, ne fakt eshte ballkan i rusise. Nje lloj konçesioni qe vendet perendimore i ben rusise per ta zbutur. Por ja qe i doli huq dhe po bie ere m…t
    Tani sdine çte thonë e nxjerrin këtë dallkaukun tonë të gjatë për të thënë se Ballkan i hapur funksionon.

  10. nuk ka serish asnje transparence per listat e anetaresi se PDSH; 5) kandidatet nuk jane pyetur per perberjen e Komisionit, sipas parimit te shokut Stalin “populli voton, votat i numerojme ne”; 6) zgjedhjet po mbahen nderkohe qe PD eshte e percare me keq se 1 vit me pare!

    E vetmja gje qe ndryshon nga zgjedhjet e vjedhura ne 13 qershor me keto te 22 majit eshte se po kalojme nga “Lul Brava” tek “Doktor Dryni”!

  11. Une them qe ai me kerkesen e Kar agjozit Zhelefinsky do fshij bythen pasi ne jemi shtet sovran dhe askush nuk ka te drejte te diktoje apo kerkoje gjera qe bien ne kundershtim me politikat ekonomike te atijvendi

  12. Me te drejte,shume faqe te Lapsit,me komentet e tyre,mund t’i quajme,komente te jetimeve,ose me sakte,faqe me komente prej kopileve,qe as emer,nuk kane patur kohe t’i vene nenat e tyre,sepse akoma nuk e dinin se sili,mund te kete qene ,babai i te lindurit te saj!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *