• |
ide | kryesore

Champions, Villarreal-Liverpool vlen historinë: Reds duan të fitojnë gjithçka: “Nëse spanjollët arrijnë në finale, do t’i urojmë”

-Instant, F1, Sport



Në pritje të spektaklit që premton Real-City, gjysmëfinalja e parë e kthimit e Champions League do të shohë Villarrealin dhe Liverpoolin përballë Estadio de la Ceramica. Reds, që vijnë nga pesë fitore radhazi dhe në një moment të shkëlqyer të formës, e nisin nga 2-0 në ndeshjen e parë dhe duket se kanë një këmbë tashmë në finale, por spanjollët të shtyrë nga publiku i tyre ëndërrojnë një rikthim të pamundur dhe finalen e parë të historisë së Nëndetëses së Verdhë.

Megjithatë, edhe Jurgen Klopp dëshiron të shkruajë historinë, duke synuar titullin e shtatë në historinë e Reds, por mbi të gjitha në një ‘en plein’ sezonal që do të mbetet i paharrueshëm: Liverpool në fakt tashmë ka fituar Kupën e Ligës, është në finalen e FA Cup dhe në Premier League ndjek City-n vetëm një pikë larg. Pas turnover-it të bërë në kampionat (pankinë për Konaté dhe Alexander-Arnold dhe vetëm pak minuta për Salah, Fabinho dhe Thiago Alcántara), trajneri gjerman do të mbështetet në të njëjtën njëmbëdhjetëshe të ndeshjes së parë.

“Pjekuria dhe përvoja janë të rëndësishme, por nëse nuk luan mirë, ato nuk të ndihmojnë. Ne luajtëm shumë mirë në shtëpi dhe duhet të bëjmë të njëjtën gjë atje. Duhet të tregojmë gjithçka që jemi”, ka thënë Jurgen Klopp në konferencën për shtyp, duke mos i besuar Villarreal e duke i kërkon ekipit të tij të performojë “në nivelin më të lartë”. “Asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë – tha trajneri i Reds në prag të ndeshjes së khimit gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve – skuadra jonë është e jashtëzakonshme dhe ne jemi gati. Nëse Villarreali luan më mirë se ne dhe arrin në finale, do t’i urojmë”.

Për të provuar rikthimin e pamundur, Emery, i cili la shumë lojtarë të qetë në humbjen 2-1 ndaj Alaves, shkon drejt 4-4-2 me Rulli të rikthyer në mbrojtje të portës dhe Albiol dhe Pau Torres si dyshe mbrojtëse, ndërsa në sulm hapësirë dy xhevahirëve të Villareal Gerard Moreno dhe Danjuma.

Pas eliminimit të Juventusit dhe Bayernit, Villarreal duhet të bëjë një sukses titanik për të përmbysur 0-2 të ndeshjes së parë dhe për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve. “Liverpool ishte superior në të gjitha aspektet në ndeshjen e parë. Nuk kam asgjë për të kundërshtuar – shpjegoi Unai Emery -. Por nesër do të luajmë në shtëpi, duhet të jemi të bindur se po luajmë shanset tona, duhte t’i kërkojmë duelet dhe të përpiqemi t’i fitojmë ato”. Më pas tekniku i spanjollëve i bën thirrje tifozëve: “Të rikthehesh nga 2-0 është shumë e vështirë. Për fatin tonë, goli si mik nuk vlen dyfish. Në ndeshjen e parë faktori vendas ishte shumë i rëndësishëm për Liverpoolin, shpresoj se do të jetë e njëjta gjë për ne nesër”.

VILLARREAL (4-4-2): Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupiñán; Lo Celso, Parejo, Capoue, Pedraza; Danjuma, Moreno.

LIVERPOOL (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konaté, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Thiago Alcántara; Salah, Mané, Luis Díaz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *