• |
ide | kryesore

Gasperini akuza të forta ndaj arbitrave: “Ajo që ndodhi në Spezia-Lazio është absolutisht e rëndë”

-Instant, Sport



Barazimi 1-1 në shtëpi kundër Salernitanës nuk e afroi Atalantën me vendin e pestë të Romës dhe Lazios, por në fund të ndeshjes arbitrat përfunduan në shënjetrën e trajnerit të zikaltërve, Gian Piero Gasperini: “Këtë vit kanë qenë një katastrofë, mund ta shohin të gjithë nga pamjet. Pas Spezia-Lazio është ngritur një tymnajë – komentoi trajneri i Atalantas duke iu referuar golit në pozicion jashtë loje të Acerbit – por ajo që ndodhi është absolutisht e rëndë. Vetëm se episode të tillë ka kaq shumë…”.

“Ajo që duhet për të vazhduar këtë cikël do të jetë çështje reflektimi. Nuk është kurrë e lehtë, është problem i të gjithëve, kur ka cikle… E dimë që për sportistët nuk është si për sektorët e tjerë ku përvoja dhe aftësitë të lejojnë të bëhesh më i mirë. Ka disa lojtar fantastikë, por fatkeqësisht koha kalon. Rënia ekziston, e një ekipi, e një cikli, e një lojtari. Nuk është e lehtë për askënd, as për ekipet e mëdha. Është një reflektim normal që bëhet në këtë rast. Unë punoj per Atalantën dhe nëse rifillojmë, si shpresoj, do të jem i rinuar me entuziazëm. Por këto vendime nuk i marrim ne trajnerët. Shpresojmë të mos humbasim ndeshje të tjera ose të më shkarkojnë”.

“Është gjithashtu e nevojshme të kuptoj nëse cikli im ka përfunduar – përfundoi Gasperini – Nëse Atalanta duhet të fitojë, siç na kërkuan përsëri këtë vit. Tani është ndryshuar pronësia dhe ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Gjëja më e mundshme për të fituar është Kupa e Italisë. Titulli, Champions apo Europa League janë të vështira. Ne kemi arritur sukseset më të mira, jemi bërë të njohur jashtë vendit. Do të vija firmën për të vazhduar të kem rezultate të tilla. Nuk ka kufi për më të mirën, nuk ka kufiri për më të keqen. Sot jemi të shtatët? Jemi ende aty për të luajtur diçka. Viti i dytë ishte një gjë e jashtëzakonshme. Tani duhet të reflektojmë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *