• |
ide | kryesore

Gjykata liron policin e Delta Force që po u përfshi në përplasje me armë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Vlorës ka lënë të lirë efektivin e policisë “Delta Force” Lisjan Myrtaj, 5 ditë pasi ai u përfshi në një konflikt me armë zjarri me të riun Juxhino Aliraj (Todi), djalin e kryeplakut të Kaninës.

Gjykata dha maën detyrim paraqitje duke marrë parasysh pretendimet e policit Myrtaj se kishte qëlluar ndaj 24-vjeçarit Juxhin Todi vetëm për vetëmbrojtje pasi ai i kishte i pari drejtuar pistoletën. Myrtaj tregon se ngjarja ndodhi poshtë pallatit të tij, ku 24-vjeçari kishte shkuar me makinë.

“Më tha, hajde pak tek makina dhe më nxori armën. Makina ishte parkuar në një cep pallati për t’iu fshehur kamerave. Kur u afrova, më nxori pistoletën që e mbushi dhe filloi të më shajë.

Në momentin që pistoleta u shkrep, u bllokua apo shkrehu nuk kuptova mirë, nxora armën për vetëmbrojtje. Qëllova nga pjesa e poshtme, brenda rregullave si uniformë policie.

Juxhini po tentonte të qëllonte kur po largohej me vrap, qëllova dhe unë disa herë. Nuk u largova nga vendi i ngjarjes, prita patrullat e policisë që të më merrnin dëshminë. Ju shpjegova ngjarjen dhe rrugën nga u largua Juxhin”, – ka deklaruar më herët efektivi.

Grupi hetimor gjeti në vendngjarje 7 gëzhoja pistolete. Pas të shtënave me armë 24-vjeçari Juxhin Aliraj u largua nga vendngjarja duke lënë në makinën e tij vajzën që e shoqëronte. Policia e Vlorës e ka shpallur atë në kërkim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *