• |
ide | kryesore

Hetimi nga SPAK, sekuestrohen pronat e deputetit të PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Posaçme konfiskoi pasuritë e deputetit demokrat Kasem Mahmutaj si të pajustifikuara, mbas një hetimi pasuror të SPAK mbi pasuritë e të vëllait Gazmend Mahmutaj, një i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.

Në vendimin e shpallur nga gjyqtarja Etleva Deda numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Burimet i treguan Top Channel se nga deputeti Kasem Mahmutaj me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet.

Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohë ky i fundit rezulton i dënuar. Vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga Gjykata e Veronës në nëntor 1993.

Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tete vjet burg ne të njëjtin vit. Ndërkohë që ne 2020 pasuritë e të dënuarit dhe familjareve të tij u vendosen nën kontrollet e OFL e më pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në gjykatë me kerkesë bllokimi. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij ju është lënë pa konfiskuar vetëm nga një banesë që u toleruan nga Gjykata për motive sociale dhe strehimi.

Pas hetimeve proaktive PSAK ka marrë vendime konfiskimi për pasuri me vlerë 71 milionë euro, më të rëndësishmet toyota yaris 3.4 milione euro apo tokat në vendin e quajtur Rana e Hedhur. Të tjera janë nën procedim pasuror./ TCH



4 Comments

  1. Sapo Kaemi tha se do shkoje tek foltorja , “drejtesia” me urdher te palloshit veproje menjehere . Ku ishin keta gjate gjithe kesaj kohe ? Pse nuk vepruan kur dihet se shkeljet paskan ndodhur para 20 vitesh ? Kjo eshte “drejtesi” me komande , kjo eshte me keq sesa te ishim pa gjykata fare .

    1. po dihet muhabeti, spaku te ha mutin mu ne bythe. vepron si mashe e partise , partia denon partia gjykon partia heton, vari karin komplet

  2. Milica për të gjithë ata që nuk e dinë ka qënë vjehrra e Sali Berishës, nëna e Liri Berishës dhe pavarësisht se në shqip quhej Vera, kjo nuk e ka penguar atë që dhe vajzës së saj Lirie si emër pagëzimi t’i vendosë emrin serb Sllobodanka.

    Dhe përmendja e këtij emri nga analisti nga Kosova, të shoqëruar dhe me shpjegimin se njerëzit e Milicës kanë qënë njerëzit më të afërt të krerëve të regjimit të atëhershëm në Jugosllavi,jo shpellkare e maloke por ky kasemi bashke me mediun e dine mire cfare kane bere,por prisni deri ne shtator do shikoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *