• |
ide | kryesore

“Mund të shënonim 4 gola në pjesën e parë”: Mehmeti elozhe Partizanit

-Instant, Sport



“Partizani duhet të kishte shënuar 3-4 gola në pjesën e parë. Në pjesën e dytë normal që do të zbrisnim pak poshtë dhe të kundërsulmonim. Duhet ta mbyllnin ndeshjen me Zhuniorin dhe Rrapajn që duhet të kishte shërbyer për Carën”. Dritan Mehmeti e ka të qartë se me mundësitë e krijuara Partizani I tij nuk duhet të kishte lënë të hapur rezultatin. Fitorja 1-2 është e rëndësishme ndaj dhe tekniku nuk ndalet në analiza. “ I komplimentoj çunat për mënyrën si e interpretuan ndeshjen. Kam vetëm fjalë të mira për ta, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, sepse asgjë s’kemi arritur. Është një nga ndeshjet më të mira tona, duke pasur parasysh vetë rëndësinë e ndeshjes. Lojtarët e ndjenë shumë dhe e kanë interpretuar siç e kishim përgatitur. Kam vetëm fjalë të mira. Lojtarët janë aktorët që meritojnë më tepër se gjithçka”.

Mehmeti ka justifikuar më pas edhe episodin me të cilin Kukësi u rikthye në lojë: “Futbolli është lojë gabimesh, duhet parë dhe aspekti psikologjik. Nuk mundet të dalësh aq shpesh para portës dhe t’i gjesh gabime kësaj skuadre. Është e vërtetë që ne i futëm në lojë me një gabim, por futbolli prandaj është i bukur, sepse mund të humbësh dhe ashtu rastesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *