• |
ide | kryesore

Sarandë, 35-vjeçari rreh nënën, arrestohet nga policia

-Instant, Arkiva, Lajme



Një 35-vjeçar është arrestuar nga “blutë” e Sarandës për shkak se akuzohet për dhunë në familje.

Sipas policisë i arrestuari K.K, ka dhunuar nënën e tij në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar dhe për këtë arsye ai është vënë në pranga.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin K. K., 35 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *