• |
ide | kryesore

Sophie Turner: Mëmësia më ndihmoi në aktrim

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Sophie Turner ka folur së fundmi për jetën e saj personale.

Në një bisedë përpodkastin UnWrapped të The Wrap, aktorja e Game of Thrones rrëfeu se të qenit nënë e vajzës Willa me bashkëshortin Joe Jonas e ka bërë atë një aktore më të mirë.

Duke detajuar se të qenit nënë ka shtuar një “perspektivë të ndryshme” kur  merr role aktrimi, Turner tha: “Koncepti i familjes më ka bërë një person shumë më emocional”.

“Ndjeshmëria është rritur; ndjenjat për familjen janë si të tejmbushura,” vazhdoi ajo e cila do të rikthehet në ekranet televizive me serialin e HBO “The Staircase” më 5 maj. “Më ka bërë një aktore më të mirë”.

Sophie shtoi: “Si aktore, e vetmja mënyrë për t’u bërë një aktore me të vërtetë brilante është të përjetoj sa më shumë gjëra të jetë e mundur dhe t’i sjellë ato përvoja, dhe kështu kjo është vetëm një pjesë tjetër e vogël e jetës që po përjetoj dhe shpresoj se do të ndihmojë performancën time në një mënyrë ose në një tjetër.”

Turner dhe Jonas mirëpritën vajzën e tyre në korrik 2020.Dyshja u martuan fshehurazi pas Billboard Music Awards në Las Vegas në maj 2019. Dy muaj më vonë, çifti bëri një dasëm në Francë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *