• |
ide | kryesore

UEFA dënon përfundimisht Rusinë: një kundërshtar më pak për Shqipërinë në Nation League

-Instant, Sport



UEFA ka marrë një vendim përfundimtar pas pezullimit të të gjitha skuadrave ruse të futbollit, kombëtareve dhe klube, nga kompeticionet e tyre. Për të garantuar zhvillimin e sigurtë të garave të saj, Federata Evropiane e Futbollit ka konfirmuar përjashtimin e të gjithë përfaqësuesve rusë. Jo vetëm kaq, edhe ofertat nga federata ruse për të pritur një edicion të Kampionatit Evropian midis 2028 dhe 2032 janë shpallur të papërshtatshme.

Këto janë vendimet e UEFA-s në lidhje me ekipet kombëtare ruse të futbollit:

– Rusia nuk do të marrë pjesë në Grupin 2 të Divizionit B të Ligës së Kombeve 2022/23 dhe si rezultat do të klasifikohet automatikisht në vendin e katërt, me rënien në Ligën C me vendin e 16 dhe të fundit. Kështu, një kundërshtar më pak për Shqipërinë, që ishte në të njëjtin grup me Rusinë, gjë që e bën skuadrën e Rejas të jetë më afër kualifikimit të mundshëm në Europian.

– Kombëtarja e Rusisë për femra është përjashtuar nga faza finale e Euro 2022 që do të zhvillohet në Angli, nga data 6 deri më 31 korrik. Në vend të saj, Portugalia, një ekip i eliminuar nga seleksioni rus në play-off.

– Përsa i përket kualifikimit për Botërorin e Femrave 2023, të gjitha ndeshjet e Rusisë do të konsiderohen të pavlefshme. Grupi E do të vazhdojë me pesë skuadra.

– Rusia Under 21 nuk do të marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese të Europianit e të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri tani do të konsiderohen nul.

Edhe klubet ruse do t’i nënshtrohen vendimeve të marra nga UEFA:

– Rusia nuk do të ketë asnjë skuadër përfaqësuese në edicionin 2022/23 të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës, Ligës së Konferencave, Ligës së Kampionëve për Femrat dhe të Rinjve.

– Federatës Ruse të Futbollit do t’i jepet një rezultat i renditjes sezonale të barabartë me atë më të ulëtin e arritur në pesë sezonet e fundit.

Nuk do të ketë asnjë kampionat europian të zhvilluar në Rusi. Vendimi i fundit në lidhje me futbollin kishte të bënte me propozimet për të pritur Euro 2028 ose Euro 2032. Të dyja janë shpallur të papërshtatshme nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për shkelje të nenit 16.02.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *