• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i vdekjes së Naomi Judd

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtares së muzikës country,Naomi Judd.

Burime të shumta kanë treguar për ‘People  se Naomii dha fund jetës pas një beteje të gjatë me shëndetin mendor.Lajmi u konfirmua dhe nga vajzat e saj, Wynonna dhe Ashley, të cilat treguan se humbën nënën e tyre nga “problemet me shëndetin mendor” në një deklaratë të lëshuar të shtunën.

Naomi dhe Wynonna do të merrnin  në ‘Country  Music Hall of Fame” të dielën.

“Nuk përgatita asgjë sonte sepse e dija se mami ndoshta do të fliste më së shumti”,  tha Wynonna e përlotur para audiencës në ceremoninë e Nashville. “Do të përfundoj shpejt, sepse zemra ime është thyer.Më vjen keq që nuk mundi të duronte.Megjithëse zemra ime është thyer, unë do të vazhdoj të këndoj,” përfundoi këngëtarja.

Naomi ka folur shpesh për problemet e saj me shëndetin mendor në të kaluarën. Në vitin 2016, ajo zbuloi betejën e saj me depresionin që e la të mbyllur në shtëpi në “Good Morning America”.

Fansat më shohin me diamant të rremë, e dini, me shkëlqim në flokë, kjo jam me të vërtetë”, i tha ajo spikerit Robin Roberts në atë kohë. “Por pastaj kthehesha në shtëpi dhe nuk dilja nga shtëpia për tre javë, nuk dilja nga pizhamet dhe nuk praktikoja higjienën normale. Ishte vërtet keq.”

“Kur mbarova turneun, hyra në këtë vrimë të thellë, të errët, absolutisht të tmerrshme dhe nuk mund të dilja jashtë”, vazhdoi Judd. “Kam kaluar dy vjet në divanin tim.” Artistja tregoi më tej se kishte menduar të vetëvritej në një urë pranë fermës së saj./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *