• |
ide | kryesore

Zhduken 2 të mitur nga Elbasani/ Një taksi i la në Qytetin Studenti

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej të premtes dy fëmijë të moshës 15 vjeç, djalë dhe vajzë, nxënës në klasën e 9 në shkollën “Jorgji Dilo” në Elbasan kanë humbur kontaktet me familjarët.

Ata shkuan në shkollë si çdo ditë dhe nuk u kthyen në shtëpi. Familjarët kanë denoncuar në polici, por ende nuk kanë gjetur asnjë gjurmë.

TCH raportoi se ka kontaktuar me të afërm të fëmijëve të cilët thanë se kanë gjetur taksistin me të cilin të miturit janë larguar.

Ai u ka pohuar se ditën e hënë rreth orës 13.00 i ka zbritur fëmijët tek “Qyteti Studenti” në Tiranë dhe prej ati momenti nuk dihet më gjë për ta. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *