• |
ide | kryesore

8.5 milionë euro për një fanellë: “Dora e Zotit” thyen të gjitha rekordet

-Instant, Sport



Shtëpia e ankandeve Sotheby’s organizoi ankandin e shitjes së fanellës së Diego Armando Maradonës, pasi vërtetoi se fanella ishte e Pibe de Or. Sot, në ditën e mbylljes, u hodhën shumat dhe oferta më e lartë ishte 8.5 milionë euro. Baza e ankandit ishte mbi 5 milionë euro, ndërsa kjo është fanella më e shtrenjtë e blërë ndonjëherë në ankand.

Cmenduri e vërtetë nëse e mendon: 7.142.500 paund, rreth 8.5 milionë euro është shuma e paguar nga një blerës anonim për të fanellën që Diego Armando Maradona veshi në ndeshjen historike Argjentinë-Angli në Kupën e Botës 1986. Në atë takim, Maradona shënoi golin e famshëm me dorë, quajtur më vonë ‘Dora e Zotit’.

Fanella kishte qenë në posedim të Steve Hodge, ish-mesfushorit anglez, i cili kishte shkëmbyer fanellën e tij me Diegon, duke ia dhënë më pas muzeut të futbollit në Manchester. Pastaj Hodge vendosi ta shesë atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *