• |
ide | kryesore

Albin Kurti me kancelarin gjerman: Mjaft është mjaft, Kosovës duhet t’i leberalizohen vizat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët në Berlin. Në fjalën e tij, Kurti tha se Kosova ka kryer detyrat e saj për çështjen liberalizimit të vizave dhe se tani është radha e BE-së ta bëjë të njëjtën. Ai shtoi se një kërkesë të tillë ia ka bërë edhe kancelarit gjerman gjatë takimit që konkludoi me konferencën.

“Në korrik bëhen 4 vite prej se Komisioni Europian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë dhe ka konstatuar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret. Tash është koha të thuhet se mjaft është mjaft dhe kjo çështje të vendoset për vendimmarrje në Këshillin e BE-së dhe tani është radha që edhe BE ta bëjë të njëjtën”, tha ai.

Ndërkohë, në loidhje me liberalizimin e vizave, Scholz është shprehur se është një çështje shumë e rëndësishme, se dhe shumë shpesh e gjen veten të angazhuar në këtë proces.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet tani edhe në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale e ka fiksuar këtë si objektiv në marrëveshjen e koalicionit. Për këtë unë angazhohem me këmbëngulje në Bashkimin Europian, në biseda me partnerët; angazhohem me këmbëngulje”, tha ai.

Scholz përmendi edhe bashkëpunimin rajonal duke thënë se me Procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë rajon. Ai përmendi katër marrëveshje të rëndësishme që tha se do të nënshkruhen këtë vit në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Projekti më i rëndësishëm është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal”, tha ai, duke paralajmëruar marrëveshje për lëvizjen e lirë të personave dhe njohjen e diplomave profesionale.

Dialogu me Serbinë

Kancelari Scholz ka kërkuar nga kryeministri Kurti konstruktivitet nga ana e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Para gazetarëve, kancelari gjerman tha se kohën e sotme kur po ndodh lufta në Ukrainë, është e rëndësishme që në Ballkanin Perëndimor të zgjidhen problemet.

Ai tha se se tema e njohjes së Kosovës është temë që duhet të jetë pjesë e dialogut me Serbinë për të cilën Gjermania jep mbështetje ashtu siç ka bërë prej kohësh.

“Kjo do të funksionojë vetëm përmes marrëveshjeve konkrete që do të arrijnë të dyja vendet dhe janë shumë detaje por natyrisht këtu bën pjesë edhe ajo që ka bërë Gjermania prej kohësh pra është njohja e Kosovës. Këto janë tema për të cilat kërkojnë strategji të shkurtra apo të gjata por të gjitha duhet të bëjnë përparime shpejt shpejt prandaj ne japim mbështetjen tonë në këtë drejtim dhe ofrojmë një kuadër në mënyrë që kjo të arrihet”, tha Scholz.



2 Comments

  1. emri im është morgana nga Britania e Madhe (Londër) burri im ka dëgjuar thashetheme për mua dhe kjo çështje e bëri atë të aplikonte për divorc dhe gjithçka u rrit dhe ky rast dhe mendimi për të humbur familjen time tani më ka mbajtur zemrën të pakënaqur kështu që u luta për një zgjidhja dhe mënyra se si mund të jem në gjendje të kthej burrin dhe fëmijët e mi dhe t’i provoj atij të gjitha këto gjëra që ai dëgjoi për mua dhe zonjën tjetër që punonte në zyrën time janë të gjitha gënjeshtra sepse thellë në zemrën time e dija që kurrë dhe nuk do kurrë mos e tradhtoj burrin tim. për ta shkurtuar gjithë këtë histori, motra ime burri nga SHBA dëgjoi të gjitha çështjet në terren dhe menjëherë më kërkoi të kontaktoja DR ALASHIRA-n ajo më dha detajet e kontaktit të tij dhe unë bëra siç tha ajo dhe DR ALASHIRA më tha se gjithçka do të jetë mirë brenda dy ditësh. pas dy ditësh burri im do të kthehet përsëri në shtëpi përgjithmonë dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi dhe për këtë arsye unë them se ky njeri është i vërtetë dhe gjithashtu mund të ndihmojë këdo me ndonjë nga problemet e mëposhtme

    KTHIMI I DASHURINËS SË HUMBUR.
    RIKURTIMI I MARTESËVE / MARRËDHËNIEVE TË PRAKTUARA.
    SHËRIMI I SËMUNDJEVE.
    LUTJET MBISHTIN SULMET SHPIRTËRORE APO ËNDRA TË KEQJA.
    KURA PËR HSV 1 DHE HSV 2.
    TOTALI PËR INFEKSIONIN STD ETJ.
    GARANTOHET NJË TRAJTIM DHE SHËRIM JAVOR PËR HIV.
    LUTJET PËR NUMRA ME FAT PËR FITUES TË LOTARIVE.
    ETJ……………………..
    Mund ta kontaktoni në @:[email protected] ose mund ta bëni WhatsApp me këta numra +2348115720823 ju jap 100% garanci se ai është me të vërtetë një njeri i madh….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *