• |
ide | kryesore

Arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, shpërndante kokainë në doza të ndara gati për shitje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar nga Tirana u arrestua ditën e sotme në bulevardin “Bajram Curri”, pasi u kap duke shpërndarë kokainë të ndarë në doza. Shërbimet e policisë kanë lokalizuar 27-vjeçarin Klajdi Lula,  të cilit, gjatë kontrollit fizik, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje dhe para të dyshuara të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas, ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *