• |
ide | kryesore

BB: Inflacioni gjatë këtij viti pritet të arrijë në 5% nga lufta Rusi-Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lufta Rusi-Ukrainë ka shtuar rreziqet edhe për ekonominë shqiptare dhe sipas një raporti të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor vendi ynë do të goditet nga kriza e çmimeve të drithërave dhe energjisë.

Rusia dhe Ukraina janë prodhues dhe eksportues shumë të rëndësishëm të disa mallrave, të cilat janë me rëndësi jetike për shqiptarët, përfshirë drithërat.

Çmimet e larta të energjisë pritet të çojnë në rritje të çmimeve të transportit dhe të shkaktojnë rritje të mëtejshme të çmimeve tek mallrat e tjerë të shportës së konsumit.

Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në 3.2% në 2022, ndërsa inflacioni pritet të përshpejtohet në rreth 5% gjatë këtij viti.

Sipas raportit rritja e çmimeve do të prekë pjesën më të madhe të familjeve në Shqipëri.

Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.8 për qind në muajin dhjetor të vitit 2021, afërsisht sa dyfishi i rritjes së shportës së përgjithshme.

Kjo do të prekë pjesën më të madhe të familjeve në vend pasi shpenzimet për ushqim përbëjnë më shumë se gjysmën e shpenzimeve totale për konsum për një familje të mesme.

Më herët edhe institucione të tjera ndërkombëtare financiare rishikuan me ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe pasigurinë sesa do të zgjasë kjo luftë.



2 Comments

  1. Nderkohe qe nga Shqiperia ka ikur dynjaja dhe kane mbetur vetem pensionistet dhe te papunet keto flasin per rritje dhe inflacion 5.5 %.
    Hajde Estrada Ballshit ….

  2. Palloshi po ferkon barkun dhe xhepat , vdes per kriza ky idiot . Nje krize ne horizont do te thote me shume para te vjedhura nga palloshi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *