• |
ide | kryesore

Debaton me arbitrin e qëllon në shpinë me armë zjarri: 48 vjeçari në spiatl në gjendje të rëndë

-Instant, Sport



Çmenduri në Argjentinë. Një arbitër grindet me disa tifozë, por njëri prej tyre nxjerr armën dhe e qëllon. Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar, gjatë një ndeshje të futbollit amatore në qytetin Yerba Buena, në Tucumán. Gjithçka ndodhi gjatë pushimit të ndeshjes. Arbitri Oscar Antonio Pérez ishte duke pushuar në një karrige, kur dëgjoi britma dhe shkoi drejt rrethimit për të parë se çfarë po ndodhte. Situata, ndërkohë, ka degjeneruar.

Arbitri nisi të fliste me tifozët që kishin nisur të protestonin. Ai arriti madje të qetësonte zemrat e publikut, ndaj u kthye në vendin e tij dhe nisi të shikonte celularin. Njëri nga njerëzit me të cilët foli, megjithatë, nxori armën dhe e qëlloi.

Pérez, i qëlluar pas shpine, u rrëzua në tokë. 48-vjeçarit iu dha ndihma e parë menjëherë dhe u transportua në spitalin Ángel Cruz Padilla në Tucumán, ku mbërriti në gjendje shumë të rëndë. Nga ana tjetër, agresori është arratisur me motoçikletë dhe tashmë është në kërkim nga policia. Të pranishëm disa dëshmitarë, të cilët i treguan se çfarë ndodhi policisë por edhe TyC Sports.

Ndërkohë, organizatorët e turneut kanë shpjeguar se agresori “nuk ka asnjë lidhje me organizimin e turneut”. Nga ana tjetër, 48-vjeçari, ndërkohë, ka bërë të ditur kreu i komisariatit të San José, Héctor Falcón për gazetën El Tucumano, është në terapi intensive, në gjendje të rëndë. Nuk është hera e parë që Perez sulmohet. Në vitin 2014, ai u sulmua nga një futbollist në fushë. Gjatë ndeshjes mes Marapa dhe San Lorenzo de Santa Ana, sulmuesi José Moreno e goditi dy herë me grusht dhe loja u ndërpre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *