• |
ide | kryesore

Del FOTO/ Kurti i qeshur, Vuçiç i ngrysur në darkën e Berlinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u ulën përballë njëri tjetrit këtë të mërkurë në Berlin në prani të Miroslav Lajçai, i dërguar special i BE-së për dialogun mes dy vendeve.

Ishte Lajçak që në një postim në Twitter zbuloi se darka joformale me 2 krerëve të vendeve ka përfunduar duke falënderuar qeverinë gjermane për pritjen. Në fotografinë e postuar nga Lajçak shihet se kryeministri Kurti ishte duke buzëqeshur ndryshe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq që i shihet i ngrysur.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, – shkroi Lajcak. Më herët Kurti dhe Vuçiç patën takime të ndara me kancelarin gjerman Olaf Sholtz. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *