• |
ide | kryesore

Deputeti i PD hedh dyshime: I riu nuk u vetëvar, por u dhunua nga policët e Kavajës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Kavajë ku një 31-vjeçar humbi jetën pasi u vetëvra në Komisariatin e qytetit.

Sula shkruan se burime për të konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. Ai i kërkon Prokurorisë të zbardhë ngjarjen dhe mos lejojë manipulimin e provave.

“Kavaja u trondit pasditen e sotme nga një ngjarje e rëndë ku sipas raportimeve të para një 31 vjeçar me inicialet I.S ka ndërruar jetë në ambientet e Komisariatit të Policisë së Kavajës. Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

I bëj thirrje Prokurorisë që të zbardhin ngjarjen me profesionalizëm dhe pa lejuar manipulimin e provave. Opozita po ndjek me vëmendje ngjarjen dhe inkurajojmë organin e akuzës që të bëjnë punën në mënyrë të pavarur” – shkruan ai.



4 Comments

  1. Po qe e vertete athere eshte shume e frikshme . Vetem plumbi e lane kete pune me keta kriminelet me uniforme .

    1. ”’ Burimet më konfirmojnë se i riu nuk ka vrarë veten por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë. ”’

      Paska dhe ky ‘ burime ‘ qe ja konfirmojne ?
      Po nese del e pa vertete, duhet marre i pandehur per shpifje ky loqja i PDs ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *