Personi në foto është 28-vjeçari Ilvi Meta i cili sot vari veten brenda komisariatit të Policisë Kavajë. Mësohet se i riu ishte ndaluar nga blutë e Kavajës si i dyshuar për vjedhje ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet. Dyshohet se 28-vjeçari ka varur veten me çarçaf brenda qelisë.
Burime bëjnë me dije se ka qenë një efektiv i policisë së këtij komisariati, që ka konstatuar pamjet e rënda të veprimit ekstrem të të riut. Qelia ndodhet në katin përdhes të godinës dy katëshe. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe drejtues të Policisë së Shtetit si dhe një grup ekspertësh.
Burime bëjnë me dije se 28-vieçari është shoqëruar edhe herë të tjera në komisariat. Drejtoria e Standarteve Profesionale pritet të marrë edhe masa konkrete me dyshimet për shpërdorim detyre të punonjësve të policisë që kanë qenë në shërbim dhe në kontroll të vazhdueshëm të dhomave të paraburgimit.
Nuk përjashtohet mundësia e shkarkimit nga detyra dhe prerjes së flet-arrestit për shpërdorim detyre për ndonjërin nga punonjësit e turnit
Policia paraprakisht e bene pis dhe pastaj thote se po hetojme . Kete metode kane perdorur gjithmone . Keshtu vepruan edhe me te ndjerin Rasha dhe ne fund na doli krejt e kunderta . Nje njeri mund te jete super hajdut por tek ajo qe akuzohet nuk ka gisht fare , ndersa keta kriminelet e policise te njollosin dhe pastaj te thone se po hetojme .
Nje pyetje bejini vetes , nese ky qenka hajdut ordiner a mund ta vras veten pse akuzohet per hajni ? Policia dhe kriminelet qe perfaqesojne ate jane ata qe luajne te gjitha fijet e pisllikut , jane intrige e gjalle .
KA DIçKA QE NUK SHKON NE KETE MESELE . NESE ESHTE HAJDUT SI THOTE POLICIA DO TE THOTE QE NUK KA CIPE E SEDER POR UNE NUK DI QE NJE I PACIPE TE VRAS VETEN . GERRMONI SE LLOGARITE NUK DALIN TAMAM .
Hajdut me seder
Mire policia po gazetaria qe i shkon nga pas me tituj “vetvrasje”. Fakti eshte qe nje individ eshte gjetur i vdekur ne ambientet e komisariatit te policise. Te tjerat jane spekullime dhe mashtrime te trasha te policise sa kohe nuk ka nje vendimmarrje nga kompetenti-prokuroria apo gjykata. Deklarata e policise per vetvrasje eshte krim me vete, shperdorim detyre.