• |
ide | kryesore

Evi Kokalari thumbon Jozefina Topallin: Ajo i mban femrat larg, se kërkon të dalë në plan të parë, nuk më përshëndet asnjëherë!

-Instant, Arkiva, Paparazzi



Duke qenë se ka pranuar se nuk synon poste drejtuese dhe karrierë politike në PD, Evi Kokalari nuk i fsheh përshtypjet negative edhe kur bëhet fjalë për politikanë me të cilët nuk ka asnjë kundërshti politike. Së fundmi ka shigjetuar Jozefina Topallin që në Kuvendin e fundit të PD-së u prit me duatrokitje.

Nga mënyra si e përshkruan Kokalari, sjellja e Jozefina Topallit pas kamerave është shpërfillëse dhe këtë ajo e shpjegon me një lloj armiqësie mes femrash, që synon vëmëndjen.

“Mua nuk më përshëndet dhe më kanë thënë… Kur kemi pasur salutime kanë qenë se e kam përshëndetur unë atë. Ka ndodhur një herë në studion e Blend Fevziut, e ftohtë fare, dhe kam shkuar i kam dhënë dorën dhe e kam përqafuar kur jemi ndarë që të kuptohet se nuk kam absolutisht asgjë për asnjë. Edhe në Kongres, më kaloi, kaloi me vrap dhe nuk më përshëndeti. Po e them se më ka bërë përshtypje dhe e dyta nuk ka absolutisht asgjë në raportin tonë, por më thonë se ky është reagimi i saj në raport me femrat dhe kur ka qenë në pozicion, ka mbajtur shumë femra larg. Vetëm e vetëm që të dali në planin e parë. Edhe në Kongres ishte ulur më andej dhe erdhi u ul pas meje dhe zonjës Berisha, që të ishte e inkuadruar në televizion por as nuk e përshëndeti dhe kur e pashë… Kam pasur shumë simpati se është e fortë, mendoj se mund të ishte, mund të jetë akoma një “role model” fantastik, por që gjithmonë i ka mbajt femrat larg që të jetë vetëm. Dhe ky është gabim i madh për femrat që kanë nevojë” u shpreh Kokalari gjatë një interviste në abc.

Në Kuvendin e Partisë Demokratike, për rikthimin e Jozefina Topallit në PD salla me delegatë u çua në këmbë, ndërsa vetë ajo nuk i mbajti dot lotët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *