• |
ide | kryesore

Fillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president

-Instant, Kryesore



Konferenca e sotme e kryetarëve në parlament tregoi se disa deputetë të opozitës po marshojnë në rrugë të paditur në lidhje me procesin e zgjedhjes së presidentit. Enkelejd Alibeaj, Fatmir Mediu, Jorida Tabaku, Grida Duma dhe Flutura Açka kanë debatuar sot me shumicën qeverisë lidhur me formën dhe modalitetet për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Alibeaj arriti një ‘fitore të vogël” sepse Taulant Balla i bëri si koncesion shtyrjen e raundit të parë të votimit jo në 10 por në 16 maj. Fatmir Mediut nuk iu morr parasysh kërkesa që në këtë proces të përfshiheshin të gjithë, pra dhe partitë politike, jo vetëm grupet parlamentare, pasi socialistët kanë vënë kusht që nuk negocjojnë me Berishën. Jorida Tabakut dhe Grida Dumës, që u ankuan se socialistët e kishin nisur që më parë zgjedhjen e tyre me zarfa, as nuk ua vuri veshin kush. Ndërsa Açka as nuk foli fare. 

Lexo me tej:

Zgjedhja e presidentit, Alibeaj: PD kundër raundit të parë në 10 maj

Por, përtej kronikës së ngjarjes së ditës shtrohet një pyetje: a ka vlerë ky teatër me diskutime deputetësh? A është opozita aty për tu marrë me meskinitet datash e procedurash, apo për të folur për thelbin?

Pjesmarrja e deputetëve që luajtën rolin e aktorit në këtë farsë ka disa probleme.

Së pari asnjëri prej tyre nuk është përfaqësues i shumicës reale në opozitë. Fatmir Mediu nuk është zgjedhur me votat e tij, por me ato të PD-së në këtë kuvend. Alibeaj, Duma, Tabaku dhe Açka, nuk kanë gjithashtu legjitimitet, pasi testi elektoral i 6 marsit i nxori si përfaqësues të pakicës në kuvend. Pra ata mund të flasin në emër të një pjese të opozitës, por jo si përfaqësues të së tërës.

Së dyti, ata e humbasin edhe kredibilitn pesonal kur lejojnë që Taulant Balla të luajë arbitrin e demokratit të mirë apo demokratit të keq, deputetit që pushteti e llogarit për të gjallë dhe atij që e llogarit për të vdekur. Vija e kuqe e kësaj qeverie, që negociatat zhvillohen vetëm mes grupeve parlamentare, është një përpjekje e pacipë për të mbajtur larg Berishën dhe gjithë fluksin që e mbështet atë. Dhe bërja palë me rilindjen, rënia në kurthin e saj nuk i bën nder askujt.

Të gjithë e dinë se në të vetmin rast kur vendi ka zgjedhur një president realisht konsensual, Alfred Moisiun, ai erdhi si pasojë e marëveshjes Nano- Berisha dhe jo si produkt i bisedimeve mes krerëve të komisioneve parlamentare. Pra vazhdimi në këtë rrugë do të thotë të marrësh pjesë në ballon me maska të rilindjes.      

Po le të supozojmë për një çast se deputetët që u bënë pjesë e bisedimeve sot, janë të bindur që përfaqësojnë shumicën dhe se besojnë se u takon atyre të negociojnë me qeverinë. Le të hamendësojmë gjithashtu se ata janë nisur me qëllimin më të mirë për ta nxjerrë sa më të pastër imazhin e opozitës në këtë proces.

Pra edhe sikur PD mos kish pasur probleme legjitimiteti dhe sherre të brendëshme, pra sikur për ata që ishin sot në Koferencën e kryetarëve mos kishte asnjë kontestim, përsëri ka një pyetje: A ia vlen të negociohet me Ramën, kur ai i ka vetë votat për të zgjedhur presidentin? A ia vlen të provohet sërish farsa e marrëveshjeve kur po të njëjtët njerëz e kanë akuzuar se ka shkelur edhe mbi 14o votat e reformës në frejtësi, edhe mbi paktin e majit 2017 me Bashësn, edhe mbi 14 janarin edhe mbi 5 qershorin? Pra a ka logjikë politike që të presësh nga dikush që ka shkelur dhe ligjet dhe ka ndryshuar kushtetutën për të prishur paktet, të bësh sikur do besosh se ai do realizojë një bashkëpunim, aq më tepër kur nuk i duhen votat e tua?

Pra edhe nëse naivisht besojnë se janë njerëzit e duhur që mund të përfaqësojnë opozitën në këtë proces ata të pestë nuk duhet të qenë sot aty si kukulla një përdorimshe të farsës me president. Sepse qëllimi i tyre nuk është që tu falë Taulant Balla edhe 5 ditë, por që të arrijnë një rezultat.

Andi Bushati: Më mirë opozitë e fortë sesa marioneta “pro amerikane”

Cilido që e quan veten vërtet opozitar mund të ulej në një tryezë negociatash, vetëm nëse pala tjertë angazhohet për zgjedhjen e një figure konsensuale brenda tre raundeve të para (pra jo me 71 votat që i ka vetëm PS-ja). Çdo pjesmarrje tjetër, në kushtet kur kryeministri thotë: “ne i kemi votat”, është një përdorim i shëmtuar që i jep mundësinë atij edhe të zgjedhë presidentin që e ka paracaktuar vetë edhe që ta përdorë farsën e procesit për të thëlluar më shumë përçarjen e opozitës.

©Lapsi.al



19 Comments

    1. Dhe ky shkrim bie ndesh me shkrimin e disa diteve me pare ne Lapsi, ku akuzohej Berisha si pergjegjes per mosbashkimin e opozites…
      Ne komentin mbi ate shkrim, thashe qe deputetet qe nuk moren pjese ne kuvendin e 30 prillit, jane ata qe nuk e duan bashkimin, edhe sikur vete Sali Berisha tu lutej e pergjerohej per nje gje te tille, sepse, nuk kane asnje fare perfitimi, per shkak te arsyes madhore te te qenit te djegur politikisht qe me 8 janar, pikerisht.
      I vetmi perfitim i ketyre deputeteve jane pazare te tilla, si ky me zgjedhjen e presidentit.
      Kam vene re keto dite, qe pervec zotit Bushati, edhe zoti Abilekaj, te dy keta kritike te ashper te Bashisteve qe me 9 shator 2001, kane “modifikuar” qendrimin e tyre ndaj shumices Berishiste, duke e cilesuar madje edhe si arrogante(!). Une kam nje mendin, per kete korrigjim kursi si te Bushatit ashtu edh ete Abilekajt: tani qe Berisha e mori PD-ne, cdo mbeshtetje ndaj grupit te tij do te mund te shihej nga opinioni ( ah ky opinioni sa i pameshirshem eshte per njerezit e dobet!), si mbeshtetje ndaj tij… keshtu, ne duhet te tregohemi kritik, qofte edhe te sforcuar( eufemizem ky per kritike te padrejte, them une), vetem e vetem qe mos te na cenohet integriteti profesional !
      Une kam respekt te palekunder per Bushatin, ashtu si edhe per Abilekajn, por te meta kemi te gjithe; e meta e ketyre zoterinjve, dhe kete e them me dashamiresi, eshte sforcimi i panevojshem per paanshmeri.
      Per ta thene me qarte: nese kritikon qeverisjen socialiste dhe Ramen per korrupsion, kjo eshte e mjaftueshme ne vetevete, dhe nuk eshte e nevojshme, qe ne te njejten kohe te mos harrosh te permendesh edhe korrupsionin qe eshte bere nga qeverisja e Berishes para me shume se 10 viteve; dhe nese e ben, megjithate, kjo nuk ka asnje vlere, pervec se nxjerr ne pah kompleksimin ndaj akuzave te atyre qe te akuzojne sikur po mbeshtet Berishen. Eshte kjo arsyeja se pse me vjen cudi, qe nje gazetar si Bushati i njohur boterisht si nje antiberishist i palekundur, te kompleksohet pikerisht per te kunderten!
      Kjo vlen edhe per Abilekajn.

    2. Ky esht procesi me i shemtuar me fallco qe te ben per te vjelle sapo te shikosh surratin pa lidhje te taulant Balles. KAQ.

  1. 100 here ka me rendesi te bie shi e te mbushen H/C se sa kush do behet president.

    Se pari sepse kushdo qe te behet ka celsat e kashtes ne dore. Edhe ca dekorata koti tani
    do ti kete edhe me te reduktuara.
    Se dyti nuk ka asnje shans qe nje burre apo nje grua qe te vene interesat e
    shtetit e te popullit mbi ato personale, pasi ky do zgjidhet nje tufe korrupsionistash e
    zhvatesish.

  2. Teater , teater i atyre njerezve qe kane elefantin nen kesule .
    Te vjen per te vjelle vetem kur i shikon ne ate salle , lere me kur flasin sa bajat duken .

  3. Te debatosh sot per presidentin kukull dhe aq me shume ti japesh nje rendesi qe as i takon eshte njesoj sikur te beshe lufte me mullinjt e eres .

  4. Mediu e Alo Beu e dijne mire se nuk i pjerdh kush per ate, Presidentin (qe e kane piketuar me kohe), por c’ti bejne Yurit qe i detyron te shkojne atje ne tryeze per te bere SHOW se gjoja po dakortesohen. Te parit Yuri i tund Comangen e gjygjit te Gerdecit, kurse AloBeut i jep ate ftesen per vizite ne SHBA qe Escobar pregatiti per Bashen..

  5. Pjesmarrja e opozites ne kete farse pesidenciale eshte vazhdim i skenarit te imponuar per ta paraqitur jeten politike ne Shqiperi si normale dhe Kuvendin funksional.

    Ne fakt, keto mbledhje me opoziten na kujtojne opoziten me deputetet rezerve te kohes se mandateve te djegura, roli i te cileve eshte thjesht ngritja e kartonit per vendimet e Rames.

    Cilin drejtues institucioni ka zgjedhur opozita ne keta 10 vjet qe te besojme se do te degjohet pakica e pakices?!

  6. Artikull i neveritshem. Boll me. Te rroje udheheqesi te tjeret vetem anetemohen. Dreqi ta haje le te behemi nje vend normal.😥😡

  7. per pyetjen a ka llogjike vajtja e palacove aty.
    po, ka, sepse u duhet bere gati justifikimi atyre deputetve opozitare qe do ngren kartonin pro.
    sepse kjo esht qershia mbi torte qe don rama me cdo kusht

  8. Presidentin po nuk e zgjodhi sla nuk quhet.
    Le te jet NON GRATA. e ca pastaj. Ai eshte dielli, hena, ylli, gjithsia. Pa ate nuk ka kuptim bota. Dhe na akuzojn si enverista. Qe duam kultin e individit.
    Si nuk kan turp, qe thone gjera te tilla. Ku e pane nje gje te till.

    1. Shkrim koti.
      Une jam zot ne shtepine time,mushkonjat vine verdalle. EDHE ato do ti vras se hapin semundje.

  9. Shkrim koti.
    Une jam zot ne shtepine time,mushkonjat vine verdalle. EDHE ato do ti vras se hapin semundje.

  10. Po kete Mediun e tremben me Gerduqin ? Nje dite do ta fusin kur ti mbarosh punen. Spaske mesuar asgjo nga Monistet e …

  11. peticioni “fletërrufe” kundër ambasadores Kim është i nxitur nga Sali Berisha, ndërkohë që dje burime të sigurta pranë Grupimit të Rithemelimit pohuan se kjo revoltë e berishistëve ka rezultuara flluskë sapuni. Mësohet se peticioni në fjalë kundër ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *