• |
ide | kryesore

Flet babai i të riut që humbi jetën në komisariatin e Kavajës: Polici qensh…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



31-vjeçari Ilvi Meta u gjet pa shenja jete në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës. Dyshimet e para janë se ai ka varur veten, pasi ishte ndaluar këtë të mërkurë pasi gjykata kishte vendosur një masë “arrest me burg” për vjedhje. Megjithatë familjarët akuzojnë policinë se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tyre.

Agim Meta, babai të riut thotë se policia ia mori djalin duke e akuzuar për vjedhjen e një dere alumini. Ai tregon edhe si e ka marrë vesh lajmin e trishtë, pasi ishte duke pirë kafe në lokal dhe i kanë thënë shko në shtëpi se diçka ka ndodhur.

“Polici qensh. Polici qensh janë. E morën paradite. Bënë kontroll në shtëpi dhe thanë do ta sjellim. S’ka gjë, s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë “Agim ik tek shtëpia se ka ndodh diçka”.

Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë. Qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, – tha babai për TCH.

Policia tha se Drejtori i Përgjithshëm i Gledis Nano ka dërguar menjëherë në Komisariatin e Kavajës, një grup inspektimi, të përbërë nga specialistë të Departamentit të Sigurisë Publike dhe të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, për të verifikuar nëse janë zbatuar ose jo procedurat standarde për sigurinë e personave të shoqëruar, të arrestuar dhe të ndaluar.

Veprimet hetimore po kryhen nga një grup i posaçëm hetimor i Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë dhe se Policia e Shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. ©LAPSi.al



4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *